Mozaiku i Bazilikës Paleokristiane në Elbasan do të ruhet dhe do të hapet për vizitorët

ELBASAN,28 maj 2026/Albania Express News/Një tjetër pasuri me vlerë të jashtëzakonshme historike dhe kulturore në Elbasan pritet të marrë vëmendjen e merituar. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka marrë angazhimin për hartimin dhe zbatimin e projektit të konservimit dhe ekspozimit të Mozaikut të Bazilikës Paleokristiane, një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Ky projekt synon jo vetëm ruajtjen e autenticitetit të mozaikut, por edhe krijimin e kushteve moderne për prezantimin e tij për publikun dhe vizitorët vendas e të huaj. Sipas planit të parashikuar, monumenti do të pajiset me standarde bashkëkohore ekspozimi, duke e kthyer atë në një pikë të rëndësishme të turizmit kulturor në qytetin e Elbasanit.

Po ashtu, projekti parashikon vazhdimin e gërmimeve arkeologjike në zonë, çka pritet të sjellë zbulime të reja me rëndësi për historinë dhe identitetin kulturor të qytetit. Ekspertët e trashëgimisë kulturore theksojnë se ndërhyrjet do të realizohen duke respektuar plotësisht vlerat autentike të monumentit dhe duke garantuar mbrojtjen afatgjatë të tij.

Mozaiku i Bazilikës Paleokristiane konsiderohet një ndër dëshmitë më të rëndësishme të periudhës së hershme të krishterimit në Shqipëri dhe një pasuri që mbart vlera të mëdha historike, artistike dhe arkeologjike për Elbasanin dhe gjithë vendin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Trajtimi i mbetjeve të rrezikshme, IKMT gjobit kompaninë “Albchrome” në Elbasan

ELBASAN,28 maj 2026/Albania Express News/Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së...

Teherani nuk vonon përgjigjen pas sulmit të SHBA-së në Bandar Abbas, godet një bazë ajrore amerikane

IRAN,28 maj 2026/Albania Express News/Tensionet midis Shteteve të Bashkuara...