Kaos para finales së Conference League, tifozët përplasen me policinë, shishet dhe karriget ‘fluturojnë’ në rrugët e Leipzig

GJERMANI ,27 maj 2027/Albania Express News/Tensione dhe përleshje janë regjistruar në qendër të qytetit të Leipzigut, vetëm pak orë para finales së UEFA Conference League mes Crystal Palace dhe Rayo Vallecano.

Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë tifozë të dy skuadrave të përfshirë në incidente pranë një pub-i irlandez, ndërsa policia gjermane ndërhyri për të shmangur përshkallëzimin e dhunës.
Në videot e publikuara online shihen forcat e rendit duke vrapuar drejt grupeve të tifozëve, ndërsa në disa momente hidhen shishe qelqi dhe karrige mes turmave.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME