TIRANË,19 maj 2026/Albania Express News/Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimet e dhëna nga Apeli i GJKKO në lidhje me inceneratorët e Elbasanit.
Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë la në fuqi dënimet me nga 6 vite e 8 muaj burg për ish-ministrin Lefter Kokën, Klodian Zoton e Mirel Mërtirin.
Gjykata e Lartë la gjithashtu në fuqi dënimet me nga 2 vite e 8 muaj burg për Alqi Bllakon, Pëllumb Abeshin e Jonida Zeqon.

