Sinjale pozitive nga Brukseli për miratimin e IBAR për Shqipërinë. Zbulohet lëvizja e fundit e ambasadorëve të BE, mbledhja ndërqeveritare brenda majit

BRUKSEL,19 maj 2026/Albania Express News/Sinjalet pozitive që vijnë nga Brukseli mund t’i sjellin Shqipërisë, në ditët në vazhdim, nisjen e mbylljes së kapitujve të hapur me Komisionin Europian dhe mbajtjen e mbledhjes ndërqeveritare më 26 maj.

Grupi i punës i vendeve anëtare të BE-së u mblodh përsëri në Bruksel për të diskutuar hartimin final të përgjigjes së vlerësimit IBAR për Shqipërinë.
Mbledhja e kësaj të marte është zhvilluar në një klimë të avancuar drejt dhënies së një vlerësimi pozitiv të IBAR-it nga ambasadorët e vendeve të BE-së, duke hapur rrugën për nisjen e mbylljes së kapitujve të hapur me Komisionin Europian.

Në mbledhjen e së martës së shkuar, ky grup pune, pjesë e COELA-s në Bruksel, ka bërë progres dhe kjo i është konfirmuar Top Channel prej një burimi në Këshillin Europian, i cili bëri këtë koment:
“Grupi i Punës COELA ka bërë përparim të mirë lidhur me atë që quhet ‘projekt-pozicioni i përbashkët i BE-së për Klasterin 1’ dhe ekziston një optimizëm i kujdesshëm se mund të arrihet një marrëveshje midis shteteve anëtare së shpejti në nivelin e WP-së.
Nëse kjo konfirmohet, dosja do t’u kalojë për miratim ambasadorëve të BE-së, të njohur si COREPER. Ky është niveli i dytë i vendimmarrjes brenda Këshillit, që në fund do të hapë rrugën për mbajtjen e një konference ndërqeveritare me Shqipërinë në ditët ose javët në vijim”.
Burime diplomatike në Bruksel, bazuar në atë çfarë është prodhuar në dy mbledhjet e fundit, shprehin besimin se ambasadorët e vendeve të BE-së, në emër të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të tyre, do të mund t’i japin dritën jeshile mbledhjes së radhës ndërqeveritare Shqipëri-Komision Europian, për t’u zhvilluar më 26 maj.
Diskutimet mes ambasadorëve për propozimin e Komisionit Europian për nisjen e mbylljes së kapitujve me Shqipërinë kanë nisur prej muajit mars.
Top Channel mëson se, në dy mbledhjet e fundit, Gjermania dhe Holanda i kanë drejtuar Komisionit Europian 70 pyetje, të cilat lidhen me shtetin ligjor, korrupsionin dhe krimin e organizuar, me fokus llogaridhënien, për të cilat kanë marrë përgjigje, të cilat janë përfshirë në dokumentin e gjashtë të prodhuar nga kjo tryezë.
Këto zhvillime pozitive që vijnë nga Brukseli u shoqëruan javën e shkuar edhe me një dakordësi mes PS-së dhe PD-së në Parlament, nga ku u miratua një rezolutë me tone bashkëpunimi dhe angazhimi për të çuar përpara anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama ndan pamje nga plazhet publike në Sarandë

TIRANË, 4 korrik 2026/Albania Express News/ -Turistë nga gjithë...

20 Gola, 9 Asiste, 8 Ndeshje radhazi! Lexoni rekordet absurde të Lionel Messit pas fitores me Kepin e Gjelbër!

BOTËRORI 2026, 4 korrik 2026/Albania Express News/-Një tjetër ndeshje,...