“Illyrian Guard” zgjeron shërbimet e sigurisë edhe në evente ndërkombëtare si “Tirana Throwdown”

TIRANË, 17 maj 2026/Albania Express News/ “Illyrian Guard” tashmë ofron shërbime sigurie edhe në evente ndërkombëtare si “Tirana Throwdown”, që bashkoi atletë nga 36 vende të botës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga aktiviteti “Tirana Throwdown”, duke vlerësuar rolin e kompanisë në garantimin e sigurisë në ngjarje të mëdha sportive.

“Nga mbrojtja e institucioneve shtetërore te garantimi i sigurisë, kjo ishte prova e parë e kaluar me sukses në ndërkohë që vijon puna për modernizimin e mëtejshëm të kompanisë”, u shpreh Rama.

Kreu i “Illyrian Guard”, Florenc Spaho vuri në dukje se kompania synon të kthehet në një partner strategjik për institucionet dhe për bizneset.

“Është përgjegjësi për ne në “Illyrian guard” të jemi pjesë e këtij aktiviteti të sotëm, që nuk është thjesht një garë sportive, por është disiplinë, forcë mendore dhe frymë komuniteti ndërkombëtar”, tha ai.

Sporti, nënvizoi më tej, është parakusht për një shëndet sa më të mirë dhe produktiv, ndërsa siguria është një parakusht për zhvillim, progres dhe mirëqennie të çdo shoqërie.

“Besojmë fort që një siguri e qëndrueshme ndërtohet mbi transparencë, mbi besueshmëri dhe mbi të gjitha mbi inovacion. Ajo çka ne duam dhe të arrijmë është që mos jemi thjesht një kompani sigurie, por të jemi një partner strategjik për institucionet, për bizneset, për evente të tilla të rëndësishme”, deklaroi Spaho.

“Illyrian Guard” është shoqëria e parë aksionere shtetërore që ofron shërbime sigurie dhe ruajtjeje fizike të institucioneve të rëndësisë së veçantë, si dhe të bizneseve apo ndërmarrjeve private.

“Tirana Throwdown” është një nga eventet sportive më të mëdha të zhvilluara në kryeqytet, që bashkon atletë nga vende të ndryshme të botës dhe karakterizohet nga gara dinamike, atmosfera e lartë sportive dhe pjesëmarrje e gjerë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tronditet “Allianz Stadium”, Fiorentina gjunjëzon Juventusin dhe e nxjerr jashtë Champions-it

ITALI/17 maj 2027/Albania Express News/Juventusi pësoi sot një nga...

Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës europiane”. Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave

TIRANË,17 maj 2026/Albania Express News/Kryeministri Edi Rama ka komentuar...