TIRANË,8 maj 2026/Albania Express News/Ora 19:00 është njoftuar për nisjen e protestës së radhës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike.
Policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit dhe sigurisë.
Sali Berisha ka mbërritur pak para orën 19:00 në selinë blu, ku është pritur nga mbështetësit demokratë.
Në këtë protestë, është parashikuar që të mos ketë fjalime, por vetëm marshime.
17:18 Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Policia merr masat, ja rrugët ku do të bllokohet lëvizja
Policia e Tiranës ka marrë disa masa për protestën e opozitës ditën e sotme para Kryeministrisë.
13:16 “Vala e opozitës nuk do të ndalet”/ Tubimi përpara Kryeministrisë, Berisha: Protestat janë zëri më i fuqishëm i shqiptarëve dinjitozë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një konferencë me gazetarët, pak orë përpara protestës së radhës të opozitës.
10:00 Sot protesta e PD, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë: Situata mund të ndryshojë shpejt
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka bërë publik një njoftim drejtuar shtetasve amerikanë, ku u këshillon që të tregohen të kujdesshëm gjatë protestës së sotme të opozitës.
09:57 Ndryshon skenari i protestës/ Mungon podiumi përpara Kryeministrisë, demokratët do të marshojnë pa fjalime
Ka ndryshuar sërish skenari i protestës që do të mbahet nga Partia Demokratike mbrëmjen e sotme.

