Sali Berisha: Raporti i PE vë në dukje përjashtimin e opozitës nga procesi i integrimit

TIRANË, 8 maj 2026 /Albania Express News/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se raporti i fundit i Parlamentit Europian për Shqipërinë përbën konfirmim të denoncimeve të bëra prej opozitës mbi situatën e demokracisë, shtetit ligjor dhe korrupsionit në vend.

Në një konferencë për mediet, Berisha theksoi se heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian është e papranueshme.

“Raporti është një dokument i jashtëzakonshëm, në të cilin konstatohet me dhimbje të madhe se gjysma e fëmijëve shqiptarë janë në rrezik varfërie dhe se qeveria nuk ka asnjë masë për fëmijët e përjashtuar, për fëmijët në mjerim. Denoncohet indiferenca në politikat sociale ndaj të rinjve, fondet e ulëta në arsim. Denoncohet mungesa e një politike të qartë strehimi social për të rinjtë, për studentët, për punësimin e tyre”, tha Berisha.

Berisha theksoi se, janë tetë rezoluta nga vjeshta e vitit 2024 gjer sot që denoncojnë gjendjen dramatike në Shqipëri.

“Por tani, shumë shumë i ngjashëm me këto rezoluta është një rezolutë e një komisioni parlamentar të përbërë nga të gjitha grupet parlamentare të Parlamentit Europian. Pra, nuk është një dokument i një organizatë të qendrës së djathtë apo të djathtë, është një dokument i të gjithë spektrit politik, i cili sanksionon një për një ato që ne kemi denoncuar”, tha Berisha.

Sipas tij, raporti sanksionon përjashtimin e opozitës nga procesi i integrimit, përjashtimin e qytetarëve nga procesi i integrimit.

“Paralajmëron se ky proces nuk mund të jetë kurrë pronësi e ekzekutivit, se parlamenti duhet të jetë forumi qendror i këtij procesi”, tha kreu i PD-së.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Evis Sala vlerësohet nga platforma ndërkombëtare, ministrja e Shëndetësisë mes 100 grave influencuese në onkologji

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Ministrja e Shëndetësisë...

Sulm kibernetik në tre aeroporte angleze, vidhen të dhënat personale të 8.7 milionë pasagjerëve

LONDËR , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Të dhënat personale...