Ura e Mesit në Shkodër, destinacion i preferuar për turistët vendas dhe të huaj

TIRANË, 8 maj 2026/Albania Express News/ Ura e Mesit vijon të tërheqë çdo ditë vizitorë vendas dhe të huaj, të mahnitur nga historia, arkitektura dhe bukuria unike e këtij monumenti të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga Ura e Mesit në Shkodër, duke e cilësuar atë si një perlë të trashëgimisë sonë kulturore, tashmë të rilindur.

“Çdo ditë e mbushur me vizitorë nga e gjithë bota, të mahnitur nga historia, arkitektura dhe bukuria unike e kësaj perle të trashëgimisë sonë kulturore, tanimë e rilindur”, u shpreh Rama.

E vendosur rreth 8 kilometra larg qytetit të Shkodrës, mbi lumin Kir, Ura e Mesit është një monument kulture me vlera të mëdha historike, arkitektonike dhe teknike, si edhe simbol i qytetërimit të lashtë.

Ura është ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati dhe shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën. E njohur për strukturën karakteristike “me kurriz”, ajo konsiderohet një nga urat më të veçanta të periudhës osmane në vend.

Me gjatësi 108 metra, gjerësi 3,40 metra dhe 13 harqe jo simetrike, ura është ndërtuar me gurë të latuar, ndërsa traseja është shtruar me pllaka guri. Vlerat e saj pasurohen edhe nga peizazhi piktoresk përreth, me shkëmbinj natyrorë dhe ujërat e pastër të lumit Kir.

Arkitektura e veçantë e urës, si edhe legjenda që lidhet me ndërtimin e saj, vijojnë të ngjallin interesin e vizitorëve, duke e kthyer Urën e Mesit në një nga destinacionet më tërheqëse turistike në veri të Shqipërisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...