“Nëse nuk sjell Edi Ramën këtu, jep dorëheqjen”/ Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit, kryeparlamentari: E njoh Kushtetutën, përdor atë librin që më qëlluat ju seancën e parë

TIRANË,7 maj 2026/Albania Express News/Një tjetër përplasje ka ndodhur në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Gazment Bardhi akuzoi kryetarin e Kuvendit, Niko Pelshin pasi interpelanca e kërkuar nga PD me Kryeministrin Edi Rama është refuzuar.
“Ne e kemi vëmendjen çdo moment. Ju i keni refuzuar grupit Parlamentar të PD-së një interpelancë urgjente të thirrur me Kryeministrin e Shqipërisë. Keni kthyer dje një përgjigje pas orarit zyrtar për Grupin parlamentar, ku na jepni arsyet, pse ju si kryetar i Kuvendit, në shkelje të Kushtetutës, refuzonit interpelancën me Kryeministrin e vendit. Do i dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese të gjitha refuzimet. Në tejkalim të Kushtetutës, ke marrë përsipër të asgjësosh parlamentarizmin dhe demokracinë. Nëse s’keni autoritet të sillni Edi Ramën në seancë plenare, jep dorëheqjen zotëri”, u shpreh ndër të tjera Bardhi.

“Ishit ju që më qëlluat me Kushtetutën në ditën e parë. Përdor atë librin që më qëlluat ju. E kapa në ajër dhe më pas e lexova. Atë kushtetutë që më qëlluat ju po përdor”, iu përgjigj Peleshi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Moti “çmendet” në Elbasan! Stuhi e fuqishme me shi, breshër dhe erëra të forta paralizon qarkullimin në qytet

ELBASAN, 3 kortik 2026/Albania Express News/-Një stuhi e fortë...

PD Elbasan përmbyll riorganizimin e strukturave drejtuese, zgjidhen nënkryetarët dhe emërohet sekretari politik

ELBASAN,3korrik2026/Albania Express News/- Dega e Partisë Demokratike në Elbasan...

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari: Policia u sulmua e para në protestë, vandalët nuk mund të quhen protestues

ELBASAN, 3 korrik 2026/Albania Express News/- Ministri i Brendshëm,...