Projekti “Ishujt 2026”, shërbime konsullore pranë emigrantëve shqiptarë në Greqi

TIRANË, 4 maj 2026 /Albania Express News/ Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi, në bashkëpunim me “IdentiTek” sh.a dhe nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, nisi sot në ishullin Rodos zbatimin e projektit të përvitshëm “Ishujt 2026”.

Ky projekt synon të sjellë shërbimet konsullore më pranë shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në ishujt e Greqisë, duke lehtësuar aksesin në aplikimet për dokumente biometrike dhe shërbime të tjera konsullore, në mënyrë efikase dhe profesionale.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bëri të ditur se ekipi konsullor do të jetë në shërbim të qytetarëve në Rodos gjatë datave 4-5 maj për të vijuar më pas në Kretë.

“Shërbimet po ofrohen në adresën: Rruga Diagoridon 3, 85100 (në ambientet e DOPAR)”, thuhet në njoftimin për shtyp të MEPJ-së.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për të lehtësuar dhe përshpejtuar procedurat konsullore, për t’u ardhur në ndihmë dhe sa më pranë të gjithë qytetarëve shqiptarë kudo që ndodhen.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME