Të dënuar me rreth 12 vite burg për narkotikë/ Arrestohen dy persona në kërkim, ushtronin aktivitetin kriminal në Tiranë dhe Itali

TIRANË,4 maj 2026/Albania Express News/Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme pasi ishin shpallur në kërkim në Itali për narkotikë.

Njoftimi i policisë:
Të dënuar me rreth 12 vjet burgim, për krime në fushën e narkotikëve, në Itali dhe në Tiranë, vihen në pranga 2 shtetas.

Si rezultat i kërkimeve të bazuara dhe te puna policore operative, të kryera nga strukturat në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me synim lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, si dhe Forca e Posaçme Operacionale finalizuan operacionin e koduar “Rrjeta”, gjatë të cilit u vunë në pranga shtetasit:
-Klodian Hoxha, 43 vjeç, i kapur në Laprakë, pasi Gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuan procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali;
-F. B., 26 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Goditën me sende të forta punonjësit e Policisë dhe sulmuan deputetët, arrestohen 19 protestues

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/- Kundërshtuan dhe goditën me...

Zvicra nuk e fal Algjerinë, siguron biletën për në 1/8-at e Botërorit pas fitores bindëse në Vancouver

BOTËRORI 2026 ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Zvicra ka siguruar...

Një burrë i vë flakën vetes pranë selisë së OKB-së në Nju Jork, humb jetën në spital

SHBA ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Një burrë humbi jetën...