Nga majat e botës te aksidenti fatal! Kush ishte manjati kinez që humbi jetën në Xibrakë të Elbasanit…

ELBASAN,3 maj 2026/Albania Express News/Më 27 prill 2026, një aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, i mori jetën një shtetasi kinez, ndërsa u plagosën gjashtë persona të tjerë.

Teksa fillimisht u raportua se ai ishte thjesht një turist, mediat kineze se bëhet fjalë për 60 vjeçarin Li Jianhong, president dhe kryetar i kompanisë “Xinjiang Grand Scape Group” dhe themelues i resortit të skive “Silkroad Mountain Resort” në Urumqi të Kinës.Siç shkruajnë mediat e huaja, ai kishte ardhur në Shqipëri për një takim pune, i cili rezultoi fatal për të.

Automjeti i biznesmenit kinez u përplas me një tjetër automjet, me shofer një 26 vjeçar shqiptar, i cili më pas ra në pranga për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Li Jianhong, me një karrierë të gjatë në fushën e telekomunikacionit, turizmit dhe investimeve, e kishte kthyer kompaninë e tij në një grup të madh biznesi me aktivitet në disa sektorë dhe me mijëra punonjës.

Ai njihet edhe për projektet e tij të mëdha turistike, përfshirë themelimin e “Xinjiang International Grand Bazaar” në Urumqi dhe resortin e skive “Silkroad Mountain Resort”, një nga më të mëdhenjtë në Kinë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Egërsi shtazore”, Berisha reagon pas tensionit në protestën para Kuvendit, kreu i PD: Shenja të qarta të arrogancës së pushtetit

TIRANË,30 qetshor 2026/Albania Express News/-Kreu i Partisë Demokratike, Sali...

Kryeministri Rama: Nuk ka paga në turizëm më të ulëta se në Greqi, taksat janë shumë më të ulëta

TIRANË, 30 qershor 2026/Albania Express News/ -Kryeministri Edi Rama...

LAJMI I FUNDIT /Ndërrojnë jetë dy efektivët në paraburgimin “313” në Tiranë! Dyshohet se…

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania  Express News/-Një ngjarje e rëndë...