FSHH dhe partnerët europianë investojnë në të ardhmen e hendbollit shqiptar

Federata Shqiptare e Hendbollit, në kuadër të projektit “Master Plan 360”, të mbështetur nga Federata Europiane e Hendbollit (EHF), organizoi një seminar teorik dhe praktik me lektorin ndërkombëtar, Prof. Dr. Alexandru Acsinete nga Rumania.

Seminari u zhvillua në ambientet e Universiteti “Marin Barleti” Tirane dhe u mbështet në mënyrë të veçantë nga përgjegjësi i DEFS, Prof. Asoc. Dr. Artan Pogoni, i cili luajti një rol kyç në realizimin me sukses të këtij aktiviteti.

Ky seminar kishte si qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale të studentëve, stafit akademik të DEFS dhe trajnerëve të FSHH, duke përfituar nga përvoja dhe ekspertiza e lektorëve ndërkombëtarë.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHH, z. Armand Cakalli, theksoi se bashkëpunimi ndërmjet FSHH dhe universiteteve shqiptare, me mbështetjen e Federata Europiane e Hendbollit (EHF) dhe Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF), do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin dhe rritjen e nivelit të sportit të hendbollit në Shqipëri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...