Dy penallti në “Metropolitano”, nuk ka fitues në gjysmëfinalen e parë të Atletico-Arsenal

Gjysmëfinalja e parë mes Atletico Madrid dhe Arsenal nuk solli fitues, me sfidën që përfundoi 1-1, falë dy penalltive.

Takimi nisi me një ritëm të ulët nga skuadrat, që u përpoqën të mbroheshin. Në minutën e 43’, Gyokeres u pengua në zonë dhe gjyqtari akordoi 11-metërsh për “Topçinjtë” që u shndërrua në gol nga vetë suedezi.

Në të dytën, vendasit provuan me të gjitha forcat për të rikthyer baraspeshën. Në minutën e 55’, Ben White preku topin me dorë dhe pas rishikimit me VAR, gjyqtari akordoi një 11-metërsh për spanjollët, që u shndërrua në gol nga Alvarez.

Nga një penallti në tjetrën, me gjyqtarin që akordoi 11-metërshin e dytë për Arsenalin pas një pengimi në zonë të Maduekes në minutën e 77’, por kësaj radhe ishte VAR që e anuloi.

Kështu, vëmendja do të jetë në ndeshjen e dytë në “Emirates”, më 5 maj, aty ku do të mësohet dhe emri i finalistit të parë të këtij sezoni.

REZULTATI:

Atletico Madrid 1-1 Arsenal

Alvarez (P) 56′ / Gyokeres (P) 44′

KOMENTI LIVE:

90+7′ Mbyllet në barazimin 1-1 sfida në “Metropolitano”!

90+4′ Barrios provon me një predhë jashtë zone, por topi shkon jashtë.

90′ Akordohen 7 minuta shtesë.

81′ Pas rishikimit me VAR, gjyqtari tërheq vendimin e tij dhe i heq penalltinë Arsenalit.

77′ Madueke pengohet në zonë dhe gjyqtari akordon tjetër penallti për Arsenalin.

74′ Lookman merr një top në zonë dhe godet, por tentativa e tij ndalet nga Raya.

63′ Pranë golit të dytë Atletico, traversa i mohon golin Griezmannit. Shpëton për mrekulli porta e Rayës.

56′ GOOOL ATLETICO 1-1/ Alvarez tund rrjetën me një predhë nga pika e bardhë e penalltisë. 

55′ Penallti për Atleticon! Pas një rishikimi me VAR, gjyqtari akordon 11-metërsh për vendasit pas një prekje të topit me dorë.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ GOOOL ARSENAL 0-1/ Gyokeres nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. 

43′ Penallti për Arsenalin! Gyokeres pengohet në zonë dhe gjyqtari akordon 11-metërsh për “Topçinjtë”.

33′ Madueke provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit të portës.

14′ Pranë golit Atletico me Alvarez, tentativa e tij ndalet nga portieri Raja, i cili e largon rrezikun në goditje këndi.

1’ Nis sfida në “Metropolitano”!

FORMACIONET ZYRTARE:

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Neymar ëndërron Botërorin: Një finale mes Argjentinës dhe Brazilit do të ishte spektakolare

Në 11 qershor do të nisë kampionati Botëror i...

David Alaba “përfshihet” në mashtrimin miliona eurosh në Tiranë, zbardhet skema se si u keqpërdor ylli i Real Madrid

TIRANË,26 prill 2026/Albania Express News/Operacioni ndërkombëtar i përmasave gjigante,...

Rama: Rivitalizimi i lagjeve historike të Pogradecit, së shpejti pol i ri zhvillimi për qytetin liqenor

TIRANË, 29 prill 2026/Albania Express News/ Ministria e Mjedisit,...