Përplasjet në PS/ Braçe: Qëndrojnë ato që thotë Spiropali. Edhe Rama e di që është ashtu!

Deputeti i PS, Erion Braçe ka mbështetur qëndrimet e ish-ministres së Jashtme Elisa Spiropali, ndaj situatës brenda socialistëve dhe qeverisjes, duke deklaruar se disa gjëra të thëna nga ajo, janë të drejta dhe qëndrojnë.

Madje, sipas Braçes, edhe për Ramën, këto qëndrojnë dhe kryeministri e di dhe se problemet duhen trajtuar.“Zonja Spiropali ka ngritur disa shqetësime që edhe qëndrojnë, edhe për mua qëndrojnë edhe për të tjerë aty, edhe për kryeministrin qëndrojnë.

Në momentin që themi që duhet të rienergjizojmë PS, që duhet ta hapim PS, duhet ta bëjmë më demokratike, praktikisht kemi pranuar një seri problemesh që duhen kuruar”, tha Braçe gjatë një interviste në Top Channel.Socialisti shtoi më tej se edhe Rama e di, që Spiropali ka të drejtë për disa kritika që bën.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndahet nga jeta Izet Duraku, poeti dhe gazetari që la gjurmë në kulturën dhe median shqiptar

Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, Dega Kukës, shpreh ngushëllimet...

Egnatia e Rrogazhinës kërkon pikë në Danimarkë, superkompjuteri i jep 79,2% shanse për kualifikimin historik

NGA FATMIR POPJA Rrogozhinasit përballen sonte në orën 21.00 me...

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...