BE mblidhet për krizën e karburanteve, vendoset sot paketa për daljen nga kriza e furnizimeve. Ka naftë edhe 6 javë

Ministrat europianë të transportit po shqyrtojnë marrjen e masave të nevojshme për shmangien e një mungesë karburanti të avionëve, pas paralajmërimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë se kontinentin i vjetër ka rezerva për pak se gjashtë javë.

BE-ja po merr në konsideratë mes të tjerash mundësinë e furnizimit me karburant alternativ nga Shtetet e Bashkuara, i cili deri më tani është përdorur shumë pak në Europë. Po kështu, mund të lejojë linjat ajrore të furnizohen me sasi më të mëdha karburanti jashtë territorit europian, gjë që aktualisht është e ndaluar.
Një tjetër opsion në shqyrtim është edhe pezullimi i disa rregullave mbi slot-et aeroportuale, apo lejeve që i jepen linjave ajrore për të kryer fluturime në një aeroport të caktuar në një orar të përcaktuar. Komisioni Europian pritet ta shpallë sot paketën e masave, sipas Corriere della Serës.

Në të njëjtën kohë, do të fillojë edhe përmirësimin e monitorimit të rezervave të karburantit për avionët dhe, nëse është e nevojshme, do të koordinojë shpërndarjen e tij mes shteteve anëtare. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë bëri pak kohë më parë thirrje për masa të shpejta për të ulur përdorimin e karburanteve me krizën e shkaktuar nga lufta në Iran. Rekomandimet përqendrohen tek transporti, i cili, sipas IEA-s, përbën afërsisht 45 përqind të konsumit të naftës.
Agjencia thekson se edhe ndryshimet e thjeshta në sjellje mund të kenë një ndikim të shpejtë, dhe i mëshoi idesë për ndryshime në sjelljen e shoferëve për të ulur me shpejtësi konsumin: si kufizime shpejtësie, punë nga shtëpia, më pak fluturime.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dy gola dhe tre kartonë të kuq, Botërori 2026 nis me fitoren e Meksikës organizatore përballë Afrikës së Jugut

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Botërori 2026 ka nisur me spektakël...

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe brohorasin: Pa rini nuk ka Shqipëri

TIRANË ,11 qershor 2026/Albania Express News/Protesta e qytetarëve ka...

Kupa e Botës ngre siparin, ceremonia madhështore me performancën spektakolare të Shakirës

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Ka ardhur momenti. Spektakli më i...