Botërori 2027 për vajza, trajneri Grima zbardh listën e 23 futbollisteve të grumbulluara për dy përballjet kundër Uellsit

TIRANË, 5 prill /Albania Express News/ Kombëtarja shqiptare e vajzave rikthehet në fushë për dy përballje të rëndësishme ndaj Uellsit, të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2027. Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të përballet me përfaqësuesen uellsiane më 14 dhe 18 prill.

Në kuadër të këtyre dy ndeshjeve të rëndësishme, stafi teknik ka përzgjedhur një grup prej 23 futbollistesh. Në këtë grumbullim rikthehen Leonora Dedgjonaj, Suzane Vuksani, Melissa Tom dhe Mimoza Hamidi, ndërsa një mungesë e rëndësishme për skuadrën kuqezi është mesfushorja Qëndresa Krasniqi, e cila do të qëndrojë jashtë për shkak dëmtimi.

Sipas njoftimit të FSHF-së, skuadra do të nisë grumbullimin më 7 prill në Tiranë, ndërsa më 11 prill do të udhëtojë drejt Uellsit. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 14 prill në stadiumin “Stok Cae Ras” në Wrexham, në orën 20:15 (CET).

Takimi i dytë ndaj Uellsit do të luhet më 18 prill në “Elbasan Arena”, në orën 18:00, ku vajzat kuqezi do të kërkojnë mbështetjen e tifozëve për të marrë një rezultat pozitiv në shtëpi.

Lista e plotë e lojtareve të grumbulluara nga trajneri Armir Grima është:

Portiere: Antigoni Hyska, Rajmonda Spahiu, Klesjana Spaho

Mbrojtëse: Rexhina Maxhalaku, Arbenita Curraj, Alma Hilaj, Armera Tukaj, Arbiona Bajraktari, Klea Hamonikaj, Aglia Iliadhi, Suzane Vuksani, Leonora Dedgjonaj, Mélissa Tom

Mesfushore: Ezmiralda Franja, Megi Doçi, Ilarja Zarka, Marinela Mema, Mikaela Metalla, Mesuare Begallo, Mimoza Hamidi, Xhesika Ndoj

Sulmuese: Fortesa Berisha, Valentina Troka.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Miratohet me 100 vota pakti i ri mes PS e PD për rregulloren e Kuvendit, voton kundër vetëm Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë

TIRANË,21 maj 2026/Albania Express News/Seanca maratonë e së enjtes...

Mbyllet etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 21 maj 2026 /Albania Express News/ Etapa e...

“Porta e Alpeve”, Karakaçi: 100 milionë euro investime për turizmin dhe infrastrukturën në Shkodër

TIRANË, 21 maj 2026/Albania Express News/ Projekti “Porta e...

SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen Nimitz drejt Karaibeve, Kuba mund të ketë fatin e Venezuelës

SHBA,21 maj 2026/Albania Express News/Me aktakuzën ndaj Raul Castros,...