SPAK-u: specialist i “arrestimeve me vonesë”

Nga Flamur Vezaj

SPAK-u, pak ditë më parë doli krenar në publik, duke thënë se “plot 251 persona janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, vrasje, pastrim parash e vepra tjera të rënda! Shumë bukur në letër, por në praktikë është një farsë, këta njerëz ishin të lirë mbi dy vite edhe pasi SPAK kishte në dorë mesazhet e Sky ECC.

Imagjinoni skenën, krerët e bandave flasin në Sky si në WhatsApp-in e lagjes për tonelata kokaine dhe pagesa për vrasje, SPAK i merr dosjet, i sheh… dhe pastaj i lë në sirtar për mbi dy vite! Ndërkohë, “të përmendurit” bëjnë gati valixhet, shesin vilat, ndërruan pasaportat dhe… zhduken. Me pak fjalë, SPAK bëri gjumin e “Bukuroshes së Fjetur”, ndërsa bosët bënin shopping në Dubai.

Ose kur një i “arrestuar” (se shumica dorëzoheshin nga frika e veasjes) pendohej e fliste, atëherë kujtoheshin të hapnin ndonjë dosje. Por deri atëherë, pjesa tjetër e bandës kishte marrë arratinë. Kështu, sot SPAK shpall me shumë zhurmë emra në kërkim, por realisht është një listë fantazmash. Të gjallët i kapin vetëm policitë e huaja, ndërsa Shqipëria bën sikur kërkon… duke e ditur mirë që s’ka kë të gjejë.

Ironia më e madhe është se krerët e bandave shqiptare ose disa nga emrat e “VIP-ave” që sot janë në qeli, janë aty falë gjykatave dhe policive të huaja. Po të varej nga SPAK dhe Policia jonë, ata do ishin akoma duke marrë rreze në Karaibe, duke pirë kokteje në Antalia apo duke bërë “business class” mes Londrës e Dubait.

Pra, le të themi hapur, SPAK-u nuk mund të lajë duart sikur gjithçka është faj i policisë. Është edhe faji i vetë SPAK-ut, që veproi me vonesë skandaloze. Të shpallësh dikë në kërkim dy vite pasi e ke parë në dosje është njësoj si të blesh biletë avioni një ditë pasi avioni ka fluturuar.

Në Shqipëri, të shpallesh në kërkim nga SPAK është luks: do të thotë se ke kohë boll të zgjedhësh destinacionin turistik ku do shijosh pensionin e krimit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

San Siro i ri, detaje të reja: 52 metra i lartë dhe çati që ul zhurmën…

E ardhmja e futbollit të Milanit varet nga një...

Iu vendosi ultimatum, Fatmir Mediu nxjerr “zbuluar” Sali Berishën: Më tha shko në protestën e UÇK

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në...

Rekordi i çmendur i gjyqtarit Turpin: 101 penallti të akorduara në Ligue 1!

Clément Turpin, gjyqtari i ndeshjes midis PSG dhe Strasbourg,...