Kozeli: Rruga e Ksamilit përfundon para sezonit turistik

KSAMIL – 31 mars /Albania Express News/Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektoi sot punimet për ndërtimin e rrugës së Ksamilit, duke vlerësuar ritmin e avancuar të punimeve dhe respektimin e parametrave të sigurisë rrugore.

Segmenti hyrës për fshatin turistik është tashmë drejt përfundimit, duke mundësuar qarkullim më të sigurt dhe më të shpejtë për vizitorët dhe banorët e zonës.

Gjatë inspektimit, Kozeli theksoi rëndësinë e përfundimit të punimeve para nisjes së sezonit të ri turistik, për të lehtësuar trafikun dhe për të përmirësuar infrastrukturën rrugore drejt një nga destinacionet më të vizituara të vendit.

Në kuadër të këtij projekti, punimet përfshijnë edhe shtrimin e trotuareve panoramike dhe korsive për biçikleta, nga qyteti deri tek kryqëzimi për në plazhin e Pulëbardhës, duke krijuar mundësi për qarkullim të sigurt për këmbësorët dhe përdoruesit e biçikletave.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, përmes përmirësimit të infrastrukturës rrugore, synohet të rritet siguria, të reduktohet koha e udhëtimit dhe të mbështetet zhvillimi turistik i zonës, që konsiderohet një destinacion kryesor për pushuesit vendas dhe të huaj.

Drejtori Kozeli u shpreh se ARRSh do të vazhdojë të monitorojë nga afër çdo fazë të projektit, për të garantuar përfundimin e punimeve brenda afateve të parashikuara dhe për të siguruar standarde të larta të sigurisë rrugore dhe cilësisë së infrastrukturës.

Ky projekt është pjesë e planit të Autoritetit Rrugor Shqiptar për përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe rrugore në të gjithë vendin, me fokus në destinacionet strategjike dhe zonat me fluks të lartë vizitorësh.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet. Sfidon Spanjën

BOTËRORI 2026 ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Belgjika iu përgjigj...

Atentati ndaj Ahmet Zogut – Përgjakja e Parlamentit më 23 shkurt 1924

TIRANË ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Nga viti 1920 deri...

Nuk ndalet Skënder Hita, ja ndryshimet e rëndësishme në Policinë e Shtetit

TIRANË ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Drejtori i Policisë së...

Mbyllet protesta e 37 në Tiranë/ Pas fjalimeve te Kryeministria, marshohet nëpër kryeqytet

TIRANË ,7 korrik 2026/Albania Express News/-Qytetarë u mblodhën edhe...