Bardhi: Shumica parlamentare po përdoret për të shmangur kontrollin efektiv! Kërkesat tona refuzohen

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi përmes një postimi në “Facebook” ka dhënë detaje nga fjala e tij në Tryezën e nivelit të lartë “Forcimi i Qeverisjes Demokratike dhe Ndryshimit Transformues”.

Bardhi shkruan se ka theksuar se roli i Kuvendit të Shqipërisë është kyç në këtë drejtim dhe se nuk duhet të jetë thjesht një mekanizëm formal për miratimin e ligjeve të propozuara nga qeveria. Ai shtoi se Kuvendi duhet të jetë një hapësirë reale debati, kontrolli dhe llogaridhënieje.

Ndër të tjera, Bardhi ka listuar sfidat të cilat sipas tij janë kufizimi i hapësirës së debatit, mungesa e transparencës në proceset vendimmarrëse dhe përdorimi i shumicës parlamentare për të shmangur kontrollin efektiv.

“Demokracia nuk është një gjendje e dhënë njëherë e përgjithmonë. Ajo është një proces që kërkon vigjilencë të përditshme, institucione të forta dhe mbi të gjitha vullnet politik për të respektuar rregullat e bashkëjetesës demokratike.

Roli i Kuvendit të Shqipërisë është kyç në këtë drejtim. Parlamenti nuk duhet të jetë thjesht një mekanizëm formal për miratimin e ligjeve të propozuara nga qeveria, por një hapësirë reale debati, kontrolli dhe llogaridhënieje. Në këtë kuptim, opozita nuk është pengesë, por një komponent i domosdoshëm i një demokracie funksionale. Një opozitë e fortë dhe e dëgjuar garanton balancën e pushteteve dhe mbron interesin publik.

Megjithatë, realiteti që përjetojmë shpesh na tregon se ky rol nuk është gjithmonë i lehtë për t’u ushtruar. Sfida të tilla si kufizimi i hapësirës së debatit, mungesa e transparencës në proceset vendimmarrëse dhe përdorimi i shumicës parlamentare për të shmangur kontrollin efektiv, dëmtojnë besimin e qytetarëve tek institucioni dhe cënojnë interesin publik.

Është fakt tashmë i njohur botërisht se kërkesat e deputetëve të opozitës për informacion mbeten pa përgjigje. Kërkesat tona për interpelanca dhe pyetje me kryeministrin apo anëtarët e qeverisë refuzohen, ndërsa kërkesat tona për ngritjen e komisioneve hetimore rrëzohen. Projektligjet tona po ashtu votohen kundër përpara se të lexohen, edhe pse në disa raste të njëjtat nisma ligjore merren nga qeveria apo mazhoranca dhe miratohen”, shkruan ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Portugalia i jep Shqipërisë pikët maksimale, Italia na “lë në baltë”/ Si u votua vendi ynë në finalen e “Eurovision 2026”

EUROVISION,17, maj 2026/Albania Express News/Shqipëria arriti të merrte 145...

Regjistrimi fillestar, drejt përfundimit procesi në 108 fshatra nga Elbasani në Vermosh

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës...

Tmerr në aeroportin e Splitit në Kroaci/ Avioni me 135 persona në bord del nga pista me 240 km/h, shmanget tragjedia

KROACI,16 maj 2026/Albania Express News/Një Airbus A220-300 i “Croatia...

Alis drithëron sërish skenën me këngën “Nan”, artisti shqiptar dhuron performancën emocionuese në finalen e “Eurovision 2026”

EUROVISION,16 maj 2026/Albania Express News/Alisi ka dhuruar një performancë...