VanHorn takim me ministrat e emëruar së fundmi, e Ngarkuara me Punë nga SHBA zbulon mesazhet e Trump për Shqipërinë

E Ngarkuara me Punë nga SHBA, Nancy VanHorn, zhvilloi gjatë kësaj jave takime me ministrat e emëruar së fundmi në detyra të reja.

Ambasada Amerikane në postimin e saj, ka treguar se VanHorn ka ritheksuar përkushtimin, në zbatimin e agjendës për eliminimin e karteleve të drogës dhe rritja e shpenzimeve për NATO-n.

Gjatë javëve të fundit, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi takime me ministrat e emëruar së fundmi në detyra të reja; Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi, Ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, si dhe Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili.Znj. VanHorn ritheksoi përkushtimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në zbatimin e agjendës së Shtëpisë së Bardhë të Trump: eliminimin e plotë të karteleve të krimit të organizuar, bindjen e aleatëve të NATO-s për të respektuar angazhimin e tyre të Hagës për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane që bëjnë biznes në Shqipëri. Ne vazhdojmë të punojmë me partnerë në të gjitha ministritë dhe institucionet që ndajnë angazhimin tonë për dhënien e rezultateve si për amerikanët, ashtu edhe për shqiptarët“, thuhet në postimin e Ambasadës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Intelektuali i Gramshit Enver Qose, 75 vite jetë dhe përkushtim për vendlindjen e tij dhe jo vetëm

GRAMSH , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Një jetë e...

SEZONI I RI POLITIK DHE QYTETARËT

NGA NERTIL JOLE TIRANË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Në...

Pse kaq shumë neveri për njëri-tjetrin, o shqiptarë?!

Nga Vladimir Selamaj FIER , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Ekziston...

Zjarr i madh në Sarandë, flakët përfshijnë kodrën dhe krijojnë re të mëdha tymi

SARANDË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Një zjarr ka...