Pas zhgënjimit me Poloninë, Kombëtarja kryen stërvitjen e radhës në Varshavë

Kombëtarja shqiptare nuk humbi shumë kohë pas ndeshjes me Poloninë dhe iu kthye menjëherë punë për të harruar sa më parë zhgënjimin e humbjes së pësuar në gjysmëfinalen e playoffit të Botërorit 2026.

Nën drejtimin e Sylvinhos dhe stafit të tij teknik, futbollistët kuqezinj kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore përpara udhëtimit drejt Valencias.Skuadra u nda në dy grupe në këtë seancë stërvitore; futbollistët që u aktivizuan në përballjen me Poloninë u fokusuan te rikuperimi dhe ushtrimet në palestër, ndërsa lojtarët e stolit dhe ata me pak minuta zhvilluan një seancë të plotë stërvitore.
Kombëtarja shqiptare do të mbyllë këtë fushatë të kualifikueseve të Botërorit 2026 mbrëmjen e së martës të 31 marsit në orën 20:45 me ndeshjen ndaj Ukrainës që do të luhet në Valencia.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Pogradeci nis përgatitjet, por merkatoja nuk bind tifozët: Pritshmëri të larta, afrime modeste

Nga Redi Dandallaku POGRADEC ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Pogradeci ka...

Mbappé: “Me Francën o fiton, o të masakrojnë. Penalltia e gabuar? Po ju shpjegoj pse”

BOTËRORI 2026 ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Kapiteni i nënkampionëve...