Fshati turistik i Fushë Studenit në Njësinë Administrative Steblevë në Bashkisë Librazhd, është shndërruar këtë prag fundjave në një tablo magjepsëse dimërore, pas reshjeve të fundit të dëborës që mbuluan zonën me një shtresë të bardhë vezulluese.
Pamjet panoramike të kësaj zone malore janë vërtet përrallore .Shtëpitë karakteristike të fshatit, çatitë e mbuluara me dëborë, pemët e zhveshura të veshura me kristale akulli dhe peizazhi i gjerë që shtrihet mes maleve krijojnë një atmosferë të rrallë qetësie dhe bukurie natyrore.

Fshati Fushë Studen i njohur për potencialin e tij turistik dhe natyrën e paprekur merr një tjetër pamhe përrallore gjatë ditëve me dëborë duke u kthyer në një destinacion tërheqës për vizitorët që kërkojnë të përjetojnë dimrin në formën e tij më tërheqëse .
Edhe pse jemi në prag të pranverës, këto pamje dëshmojnë se dimri ende nuk ka thënë fjalën e fundit në zonat malore të Librazhdit duke dhuruar një panoramë mjaft tërheqëse që të kujtojnë përrallat dhe bukurinë e natyrës shqiptare në kulmin e saj.


