Dëbora “pushton” zonat malore të Elbasanit, deri në 25 cm trashësi në disa fshatra

Reshjet e dendura të dëborës që përfshinë gjatë natës së fundit Qarkun e Elbasanit kanë rikthyer përkohësisht atmosferën dimërore në zonat malore, duke mbuluar dhjetëra fshatra në katër bashki të këtij qarku.

Sipas të dhënave nga terreni, fshatrat malorë të bashkive Elbasan, Librazhd, Gramsh dhe Prrenjas janë zgjuar këtë mëngjes nën një shtresë dëbore që varion nga 15 deri në 25 centimetra. Reshjet nisën rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme dhe vijuan me intensitet deri pas mesnate, duke krijuar një panoramë tipike dimërore në prag të pranverës.

Zonat më të prekura rezultojnë Parku Kombëtar i Shebenikut, fshati turistik Fushë Studen, si dhe një sërë lagjesh e fshatrash mbi 800 metra mbi nivelin e detit në Njësinë Administrative të Librazhdit, përfshirë Orenjën, Qarrishtën, Dragostunjën, Polisin, Babjen, Dardhën dhe Xhyrën, ku trashësia e dëborës arrin të paktën 25 centimetra.

E njëjta situatë paraqitet në të gjitha zonat malore të qarkut, ndërsa mëngjesi i sotëm ka sjellë mot të vranët, por pa reshje të tjera.

Pavarësisht intensitetit të reshjeve gjatë natës, aktualisht nuk raportohen probleme në qarkullim. Të gjitha rrugët rurale janë të kalueshme, ndërsa autoritetet lokale vijojnë monitorimin e situatës për të garantuar lëvizjen e sigurt të banorëve në këto zona.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tajfuni Maysak godet Kinën, dy viktima dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet

KINË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Autoritetet kineze kanë ngritur...

AF Elbasani rikthehet në Europë pas 20 vitesh, Gvozdenoviç dhe Lulaj: Jemi gati për sfidën me BATE Borisov

ELBASAN ,6 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është vetëm...

Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por nuk e urdhërova

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti Donald Trump...

Pyetja që mbuloi në lot yllin e Brazilit: Çfarë do t’i thoni fëmijëve në Brazil që i prishët ëndrrën…?

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Përfaqësuesja e Brazilit...