Sali Berisha: Deklaratat e Marta Kos janë raciste dhe korruptive

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi sot ndaj deklaratave të Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos duke e konsideruar komentimin mbi shoqërinë shqiptare të papërshtatshëm.

Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se, “deklarata e komisioneres Marta, një ditë pasi partia e parë fitoi zgjedhjet në Slloveni dhe që nuk foli gjer dje, është një deklaratë e mirëfilltë raciste dhe korruptive”.

Ai theksoi se, nëse kemi të bëjmë me korrupsion politik apo korrupsion monetar, kjo është çështje e institucioneve të hetimit të BE.

“Por të akuzosh një shoqëri se pranon korrupsionin, në një kohë kur mbështet hajdutin me të gjithë peshën që ka Komisioni, pak me thënë, po ngjet si ortak i tij. Kaq kam për këtë koment”, tha Berisha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Duka e pranon: “E duam në Kombëtare!” Portieri i Cagliarit me pasaportë shqiptare, çfarë e pengon

TIRANË , 11nëntor 2026 / Albania Express News /-Portieri...

Konferenca për shtyp në prag të ndeshjes Shqipëri-Finlandë, Ismajli: Jemi më të fortët e grupit

TIRANË , 11nëntor 2026 / Albania Express News /-Konferenca...

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, mirënjohje dhe respekt për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e qytetit

ELBASAN , 11 nëntor 2026/Albania Express News/-Në 82-vjetorin e...