PS ndez motorët për 2027: riorganizim i thellë në qarqe, Arbjan Mazniku rikonfirmohet në Elbasan

Partia Socialiste ka hyrë zyrtarisht në fazën e përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke ndërmarrë një valë të gjerë riorganizimi në nivelet drejtuese të qarqeve. Vendimet e marra në mbledhjen e fundit të strukturave drejtuese sinjalizojnë një strategji të qartë: rifreskim, konsolidim dhe orientim drejt një gare të fortë elektorale.

Në këtë kuadër, disa nga drejtuesit politikë aktualë kanë lënë pozicionet e tyre, duke hapur rrugë për emra të rinj apo për ripozicionime strategjike. Emirjana Sako largohet nga drejtimi i Durrësit, ndërsa Benet Beci nuk do të jetë më në krye të Shkodrës. Po ashtu, Eduard Shalsi tërhiqet nga drejtimi i Kukësit për t’u fokusuar në njësinë nr. 11 në Tiranë.

Risia e kësaj faze është besimi ndaj figurave të reja politike, të cilat marrin përgjegjësi kyçe në qarqe të rëndësishme. Enea Karakaçi emërohet në krye të Shkodrës, ndërsa Ermal Nufi merr drejtimin e Lezhës. Ndërkohë, Ulsi Manja lë Lezhën për t’u rikthyer në Dibër, ndërsa Kukësi i besohet Erjon Malaj.

Lëvizje të rëndësishme janë regjistruar edhe në kryeqytet. Elisa Spiropali largohet nga drejtimi politik i Tiranës, duke ia lënë këtë rol Taulant Balla, i cili do të mbajë njëkohësisht edhe përgjegjësinë për diasporën. Paralelisht, Ogerta Manastirliu do të drejtojë politikisht Bashkinë Tiranë, një nga bastionet kryesore elektorale të socialistëve.

Por ndërsa në shumë qarqe dominojnë ndryshimet, Elbasani mbetet një pikë stabiliteti. Arbjan Mazniku rikonfirmohet si drejtues politik i qarkut, duke ruajtur pozicionin në një zonë që konsiderohet strategjike për Partinë Socialiste. Ky vendim shihet si një vlerësim për vazhdimësinë dhe balancën organizative në një territor me peshë të madhe elektorale.

Konfirmime ka edhe në disa qarqe të tjera, ku vijojnë në detyrë figura të konsoliduara si Belinda Balluku në Fier, Bledi Çuçi në Vlorë, Niko Peleshi në Korçë, Mirela Kumbaro në Gjirokastër dhe Ervin Demo në Berat.

Këto lëvizje të gjera organizative reflektojnë një strategji të menduar nga kryeministri Edi Rama për të forcuar strukturat në terren dhe për të rritur efikasitetin politik në çdo qark. Me një kombinim të eksperiencës dhe emrave të rinj, PS synon të hyjë e përgatitur dhe e unifikuar në betejën për zgjedhjet vendore të 2027, duke synuar jo vetëm ruajtjen e bastioneve, por edhe zgjerimin e mbështetjes në shkallë vendi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

AF Elbasani gati për sfidën e madhe në “Air Albania” ,verdheblutë përballë Dinamo City

Të shtunën në mbrëmje, “Air Albania” do të jetë...

Rauf Dimraj shpirti sportiv që fluturon mbi kujtimet dhe ëndrrat

-Dritarja ku frymëzimi takon veprën Nga BUJAR QESJA Mjeshtër i Madh Një...

Erion Braçe dhe sfida ndaj politikës së mbyllur

  E kam njohur Erion Braçen kur ishte shumë i...