Peqin, thellohet operacioni “Kurtaj”/ 1105 vazo me kanabis në ambient nëntokësor, 1 i arrestuar dhe 4 të shpallur në kërkim

Peqin – Vijojnë me intensitet hetimet në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurtaj”, ndërsa zbulohen detaje të reja nga veprimtaria kriminale e konstatuar në fshatin Kurtaj, në Njësinë Administrative Gjocaj, Bashkia Peqin. Policia bën me dije se gjatë veprimeve të mëtejshme hetimore, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, është vënë në pranga një shtetas për “Shpërdorim detyre”, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe katër persona të tjerë, mes tyre dy të afërm dhe dy punonjës të OSHEE-së.

Sipas njoftimit zyrtar, në ambientin nëntokësor të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike janë konstatuar 1105 vazo, ku ishin kultivuar bimë dhe fidanë të dyshuar kanabis, si edhe një sërë pajisjesh elektrike që shërbenin për këtë veprimtari kriminale. Një pjesë e bimëve është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër është asgjësuar me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. D., 23 vjeç, banues në Gjocaj të Peqinit, me detyrë faturist i energjisë elektrike, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Po ashtu, Policia shpalli në kërkim shtetasit R. H., 30 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, si pronar i ambienteve ku u zbuluan bimët narkotike, si dhe E. H., 24 vjeç, banues në Kurtaj dhe i afërm i tij, i dyshuar për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Në kërkim janë shpallur gjithashtu edhe dy shtetas të tjerë, E. M., 36 vjeç, dhe D. E., 34 vjeç, të dy me detyrë përgjegjës të OSHEE-së, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Sipas Policisë, po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë ligjore.

Ndërkohë, Policia ka dhënë edhe një sqarim lidhur me informacionin e bërë publik një ditë më parë, ku ishte shpallur në kërkim edhe shtetasi B. H. Sipas hetimeve të deritanishme, ai është paraqitur vetë pranë strukturave të Policisë dhe, pas verifikimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se ambientet ku zhvillohej kjo veprimtari kriminale janë në pronësi dhe administrim të vëllait të tij, shtetasit R. H.. Për këtë arsye, B. H. është lënë i lirë, pasi nuk ka rezultuar i implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me fokus grumbullimin dhe dokumentimin e plotë të provave, si dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

AF Elbasani gati për sfidën e madhe në “Air Albania” ,verdheblutë përballë Dinamo City

Të shtunën në mbrëmje, “Air Albania” do të jetë...

Rauf Dimraj shpirti sportiv që fluturon mbi kujtimet dhe ëndrrat

-Dritarja ku frymëzimi takon veprën Nga BUJAR QESJA Mjeshtër i Madh Një...

Erion Braçe dhe sfida ndaj politikës së mbyllur

  E kam njohur Erion Braçen kur ishte shumë i...