Më në fund mbërrijnë në Stamboll vajzat e përfaqësueses së Iranit, ndryshuan mendim për azilin

Kombëtarja iraniane e femrave në futboll mbërriti sot në Stamboll, pasi pesë lojtare vendosën të tërhiqnin kërkesat e tyre për azil në Australi.

Vlen të përmendet se më parë Australia kishte miratuar viza humanitare për gjashtë lojtare dhe një anëtare të stafit ndihmës të kombëtares iraniane, pasi ato kishin kërkuar azil, për shkak të frikës nga përndjekja në Iran.
Ky shqetësim u rrit pasi disa lojtare nuk kënduan himnin në ndeshjen e Kupës Aziatike për femra. Megjithatë, pesë lojtare ndryshuan vendimin dhe u kthyen në Iran, duke iu bashkuar pjesës tjetër të ekipit në Kuala Lumpur, ku kombëtarja kishte qëndruar pas largimit nga Sydney javën e kaluar.

Në Australi kanë mbetur vetëm dy lojtare. Pjesëmarrja e kombëtares iraniane në Kupën Aziatike nisi në një kohë kur SHBA dhe Izraeli kishin nisur sulme ndaj Iranit, gjë që e bën situatën e kthimit të ekipit edhe më të pasigurt. Aktualisht nuk dihet se si do të vazhdojë udhëtimi i ekipit drejt Iranit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Jam lodhur shpirtërisht”/ Gazetari Xhensil Shkëmbi apel për vajzën e sëmurë: Ka ardhur koha që shteti të përgjigjet

KORÇË,20 maj 2026/Albania Express News/Gazetari Xhensil Shkembi ka përcjellë...

Miratohen tre shpronësime për projekte infrastrukturore në Elbasan, Lushnjë dhe aksin Elbasan-Përrenjas-Qafëthanë

TIRANË,20 maj 2026/Albania Express News/Këshilli i Ministrave miratoi sot...

“Aeroportin le ta marrin”, Behgjet Pacolli shpërthen ndaj shtetit: U cenua dinjiteti i punëtorëve dhe imazhi i Shqipërisë

VLORË,20 maj 2026/Albania Express News/Reagimi i biznesmenit dhe ish-presidentit...

Qarku i Elbasanit shpallet kampion në Basketboll për djem në Edicionin IV të “Ekipeve Sportive në Shkolla”

ELBASAN,20 maj 2026/Albania Express News/Një tjetër sukses i madh...