Kuvendi mblidhet nesër për te votuar rezolutën ku Irani shpallët shtet sponsor i terrorizmit, PD bojkoton seancën: Axhendë personale e Ramës

Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë seancën plenare e thirrur nesër, 17 mars në orën 10:00.

Kuvendi ka njoftuar se një nga pikat e rendit në seancën e nesërme do të jetë votimi për rezolutën e shpalljes e Iranit si shtet sponsor i terrorizmit. Pas njoftimit, Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka njoftuar bojkotimin e seancës me pretekstin se mbledhja është thirrur për llogari të axhendës personale të kryeministrit, Edi Rama.
“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së martë, një seancë e paligjshme, e thirrur në kundërshtim të hapur me Rregulloren e Kuvendit, jashtë ditës normale të saj (e enjte) dhe me Rend Dite: miratim procesverbali dhe njoftime.

Kjo nuk është një seancë normale parlamentare, por një mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit, pa asnjë rend dite të miratuar apo të shpallur zyrtarisht, si dhe në shkelje të procedurave minimale që garanton Rregullorja e Kuvendit.
Një parlament pa rend dite, pa debat dhe pa të drejtë fjale për opozitën nuk është më parlament, por një dekor për propagandën e qeverisë. Një dyqan personal që nuk i shërben interesit publik.
Në vend që Parlamenti të merret me problemet reale të qytetarëve dhe të ushtrojë kontroll mbi qeverinë, ai është kthyer në një instrument antidemokratik në shërbim të Kryeministrit, duke penguar drejtësinë në hetimin e korrupsionit dhe duke u shndërruar në një pengesë serioze për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Për këtë arsye, opozita refuzon të bëhet pjesë e kësaj fasade parlamentare nesër dhe zgjedh të jetë aty ku duhet të jetë çdo opozitë e përgjegjshme: pranë qytetarëve.
Prioriteti ynë këtë javë mbetet takimi me qytetarët në të gjithë vendin dhe mobilizimi për protestën e 22 marsit. Sepse problemi real i Shqipërisë sot është një qeveri që është kthyer në rrezik kombëtar. Prandaj opozita është e vendosur të qëndrojë me qytetarët dhe të udhëheqë betejën për ndryshim, luftë me tolerancë zero ndaj korrupsionit, si dhe një qeverisje të përgjegjshme në shërbim të qytetarëve“.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tërmet në Elbasan, lëkundjet ndjehen deri në qytetin e Durrësit dhe rrethina

ELBASAN,23 maj 2026/Albania Express News/Frikë në qytetet e Elbasanit...

Nuk shkoi as në dasmën e të birit, Axios: Trump po përgatit sulmin final kundër Iranit

SHBA,23 maj 2026/Albania Express News/Donald Trump po përgatit goditjen...

Kinematografia shqiptare në zi, aktori i mirënjohur Birçe Hasko shuhet në moshën 84-vjeçare

TIRANË,23 maj 2026/Albania Express News/Ka ndërruar jetë në moshën...