Sanksion historik për Chelsea, gjobitet me miliona euro dhe…

Premier League vepron me ‘grusht të hekurt’ ndaj Chelseat për pagesë të parregullt ndaj agjentëve dhe palëve të treta dhe një sërë thyerjesh të tjera të normave të tij.

Drejtuesit e kampionatit anglez i vunë një sanksion historik Bluve të Londrës me këta të fundit që duhet të paguajnë një gjobë rekord prej 12.5 milionë euro, ndërkohë që për 9 muaj ata nuk do të mund të blejnë futbollistë për kategoritë inferiore. Për skuadrën e parë bllokimi i merkatos është për 1 vit, por është lënë pezull. Premier League mori këto vendime pas mbylljes së 2 procedimeve disiplinore pasi vetë Chelsea pranoi se kishte thyer normat e këtij organizmi me pagesën e 54.5 milionë euro në mënyrë të parregullt për agjentë dhe persona të tretë në periudhën 2011-2018. Për këtë arsye klubi duhet të paguajë këtë gjobë rekord prej 12.5 milionë euro.
Këto procedime që u hapën nga Premier League përfshinin blerjet e bëra në epokën e manjatit rus Roman Abramovich kur ishte pronar i Chelsea në periudhën 2003-2022 dhe mes këtyre blerjeve ishin edhe atotë Eden Hazard, Samuel Eto’o, Willian, Ramires, David Luiz, Andre Schurrle dhe Nemanja Matic.

Në një komunikatë, Chelsea pohoi këtë të hënë se këto sanksione janë pjesë e një marrëveshje të arritur me Premier League duke qenë se ishte vetë klubi që i pranoi akuzat për thyerje të normave që ndodhën përpara një dekade kur klubi kishte pronarë të tjerë. Sipas asaj që theksohet nga Premier League, këto pagesa të parregullta nuk iu komunikuan autoriteteve rregullatore të futbollit në atë moment dhe u zbuluan vetëm kur Abramovich u desh të shiste klubin në 2022 pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Në momentin e sanksionimit të Chelsea, Premier League mori në konsideratë faktin që klubi ishte shumë aktiv në paraqitjen e provave, që pranoi akuzat dhe bashkëpunimin e klubit londinez gjatë hetimit. Dënimi me bllokim të merkatos për një vit për skuadrën e parë mbetet me kusht që të mos përsëriten më ajo cfarë ka ndodhur. Premier League po ashtu e deklaroi Chelsea fajtor për thyerje të rregullave në lidhje me zhvillimin e futbollistëve të rinjve, për shkak të sjelljes së një punonjësi të klubit në regjistrimin e lojtarëve të akademisë në 2019-2022. Edhe kjo parregullsi i denoncua ngga vetë klubi dhe kështu Chelsea për 9 muaj nuk do të mund të marrë futbollistë për ekipet zinxhirë të tij.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Glen Daja mendon revolucionin te Elbasani, trajneri kërkon rikthimin urgjent të Sory Diallo

Trajneri i ri i verdhebluve pritet të ndryshojë filozofinë...

Taulant Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Shoqata e Prokurorëve...

Ndërprerje e planifikuar e energjisë elektrike më 23 tetor, ja zonat që do të preken në zonën e Librazhdit

ELBASAN, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-OST sh.a njofton...