“Bëjeni çobanin ‘cool’ sërish” – Deputetja Marjana Koçeku shpërthen kundër paragjykimeve: Turp që të rinjtë diskriminohen vetëm pse janë çoban

Deputetja socialiste e Qarkut Shkodër, Marjana Koçeku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook mbi një fenomen që, sipas saj, vijon të mbetet një plagë e shoqërisë shqiptare: paragjykimi ndaj profesionit të çobanit.

Në një mesazh të drejtpërdrejtë dhe me tone reflektuese, Koçeku e cilëson këtë mentalitet si një nga “gjërat më të pafalshme” të realitetit social aktual, duke ngritur shqetësimin për diskriminimin që përjetojnë shumë të rinj vetëm për shkak të profesionit që zgjedhin të ushtrojnë.

Sipas saj, është e pakuptueshme që në një shoqëri që pretendon zhvillim dhe përparim, një profesion kaq i lidhur me natyrën dhe traditën të shoqërohet me paragjykime. Deputetja thekson se ka raste kur të rinjtë që merren me blegtori dhe ruajtjen e bagëtive përballen me stigmatizim social, madje deri në vështirësi për të krijuar familje, vetëm për shkak të këtij profesioni.

Koçeku sjell në vëmendje edhe rolin historik dhe kulturor të çobanit në jetën e njerëzimit. Sipas saj, çobani është ndër njerëzit e parë që ka njohur natyrën në thellësi: kërpudhat e ngrënshme, bimët shëruese dhe ato që përdoren për ushqim. Pikërisht kjo lidhje e hershme me tokën dhe natyrën, sipas deputetes, ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në zhvillimin e kulturës ushqimore dhe të turizmit.

“Pa çobanin nuk kemi as kuzhinë dhe as turizëm të qëndrueshëm”, shprehet ajo, duke theksuar se blegtoria dhe jeta në natyrë janë baza mbi të cilat ndërtohet edhe identiteti gastronomik dhe rural i vendit.

Në fund të reagimit të saj, deputetja socialiste bën thirrje për më shumë vëmendje dhe mbështetje ndaj këtij profesioni, duke nënvizuar se çobanët janë në fakt “artizanët e jetës sonë të përditshme”, njerëz që kontribuojnë në mënyrë të heshtur, por thelbësore, në ekonominë dhe traditat e vendit.

Me një mesazh simbolik dhe domethënës, Koçeku e mbyll reagimin e saj me thirrjen: “Make çobani cool again!”, duke kërkuar një ndryshim të mentalitetit shoqëror dhe rikthimin e respektit për një profesion që ka qenë dhe mbetet pjesë e rëndësishme e identitetit shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tërmet në Elbasan, lëkundjet ndjehen deri në qytetin e Durrësit dhe rrethina

ELBASAN,23 maj 2026/Albania Express News/Frikë në qytetet e Elbasanit...

Nuk shkoi as në dasmën e të birit, Axios: Trump po përgatit sulmin final kundër Iranit

SHBA,23 maj 2026/Albania Express News/Donald Trump po përgatit goditjen...

Kinematografia shqiptare në zi, aktori i mirënjohur Birçe Hasko shuhet në moshën 84-vjeçare

TIRANË,23 maj 2026/Albania Express News/Ka ndërruar jetë në moshën...