Bllokimi i aksit të Juglindjes, banorët e Spatharit vendosin sinjalistika në rrugën alternative që e mban të lidhur me Tiranën

Në mungesë të ndërhyrjes institucionale dhe përballë një fluksi të pazakontë automjetesh, banorët e fshatit Spathar në Librazhd kanë vendosur vetë sinjalistikë orientuese dhe paralajmëruese në segmentin rural Spathar–Rruga Antike Egnatia–Dardhë–Hotolisht, i cili po përdoret si rrugë alternative pas bllokimit të aksit kombëtar Librazhd–Prrenjas.

Ky segment, i projektuar për qarkullim lokal, është kthyer në arterien kryesore që lidh Tiranën me Juglindjen e vendit, pasi rruga kombëtare mbetet e pakalueshme. Me qindra automjete në ditë po përshkojnë këtë rrugë rurale, duke rritur ndjeshëm rrezikun për aksidente për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe parametrave të duhura të sigurisë.Të shqetësuar për jetën e banorëve dhe drejtuesve të mjeteve, vetë komuniteti ka ndërhyrë duke vendosur tabela paralajmëruese, shenja orientuese dhe sinjalizime të improvizuara në pikat më problematike të segmentit. Ky veprim shihet si një akt përgjegjësie qytetare, por njëkohësisht edhe si një kambanë alarmi për institucionet përgjegjëse.Banorët theksojnë se rruga alternative nuk mund të përballojë për një kohë të gjatë këtë volum qarkullimi pa ndërhyrje emergjente për përforcim, zgjerim dhe standardizim. Sipas tyre, situata kërkon reagim të menjëhershëm nga autoritetet rrugore, pasi ky aks është kthyer në një nyje jetike për lëvizjen, ekonominë dhe emergjencat shëndetësore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sensacion në Gjermani, SV Elversberg shkruan histori: nga kategoria e katërt në Bundesliga brenda katër vitesh

GJERMANI,21 maj 2026/Albania Express News/Klubi modest gjerman SV Elversberg...

Reflektimi i mbrëmjes – thirrja urgjente për ndihmë

Nga Xhensil Shkëmbi Fillimisht, do u lutesha të gjithëve që...

Qeveria ndryshon rregullat për regjistrimin dhe përdorimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve

TIRANË, 21maj 2026 /Albania Express News/ Forcohen rregullat e...