2,500 fidanë të rinj i shtohen Krastës, 35 mijë pemë në dy vite për mushkëritë e qytetit

E diela në Krastë solli një tjetër hap konkret drejt gjelbërimit të qytetit, ku dhjetëra të rinj, qytetarë, përfaqësues institucionesh dhe biznesesh iu bashkuan një aksioni të madh pyllëzimi për t’i shtuar mushkërive të qytetit edhe 2,500 fidanë të rinj pishe.

Në një atmosferë plot energji dhe optimizëm, nën rrezet e diellit, pjesëmarrësit kontribuuan për ta bërë Krastën edhe më të gjelbër dhe më të jetueshme për të gjithë. Me këtë nismë, numri i fidanëve të mbjellë gjatë dy viteve të fundit në këtë zonë arrin në 35,000.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, i cili vlerësoi angazhimin e të rinjve dhe bashkëpunimin mes institucioneve dhe komunitetit për mbrojtjen e mjedisit. Sipas tij, mbjellja e pemëve në Krastë është një investim i drejtpërdrejtë për të ardhmen dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në qytet.

Në këtë nismë morën pjesë edhe kryetarja e Këshillit të Qarkut, Ermira Urupi, deputetja Aulona Bylykbashi dhe prefekti Ilir Bejtja, si dhe përfaqësues të Prefekturës, Këshillit të Qarkut, Repartit Zjarrfikës, Policisë Bashkiake, Drejtorisë së Mjedisit, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, bizneseve vendase dhe shumë qytetarë.

Një rol të veçantë patën edhe të rinjtë e Këshillit Rinor, të cilët, si gjithmonë, ishin në vijën e parë kur bëhet fjalë për një mjedis më të gjelbër për të gjithë.

Krasta po rritet bashkë me qytetin, më e gjelbër, më e bukur dhe më pranë komunitetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sensacion në Gjermani, SV Elversberg shkruan histori: nga kategoria e katërt në Bundesliga brenda katër vitesh

GJERMANI,21 maj 2026/Albania Express News/Klubi modest gjerman SV Elversberg...

Reflektimi i mbrëmjes – thirrja urgjente për ndihmë

Nga Xhensil Shkëmbi Fillimisht, do u lutesha të gjithëve që...

Qeveria ndryshon rregullat për regjistrimin dhe përdorimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve

TIRANË, 21maj 2026 /Albania Express News/ Forcohen rregullat e...