Berisha pret eurodeputetin Gahler/ Kreu i PD: Nisma e PS për heqjen e imunitetit dëmton procesin integrimit europian

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti sot në një takim në selinë blu, eurodeputetin Michael Gahler, koordinator i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore në Parlamentin Europian.

Gjatë takimit, Berisha i shprehu eurodeputetit shqetësimet e opozitës për dosjen “Balluku” dhe AKSHI-t, si dhe nismën e Partisë Socialiste për ndalimin e pezullimit nga detyra të krerëve të shtetit.
“Amendamentet ligjore që synon Rama dëmtojnë, jo vetëm luftën e drejtësisë kundër korrupsionit, por edhe procesin e integrimit europian”-është shprehur Berisha.

Sipas kryetarit të PD, opozita e mbështet pa kushte procesin e itengrimit në BE, por “kërkon që ky proces të jetë gjithëpërfshirës, i bazuar në meritë, dhe të mos përdoret për qëllime propagandistike nga qeveria.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Me sallën e re, “Onufri” bëhet qendër e artit dhe komunitetit në Elbasan

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, së bashku me drejtoreshën...

Nga nesër hyn në fuqi Sistemi Europian i Hyrje-Daljes (EES)

TIRANË, 9 prill/Albania Express News/ Qytetarët shqiptarë që udhëtojnë...