Mbi 1600 ngastra dhe 285 familje marrin certifikata pronësie në Shirgjan, Elbasan

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka përmbyllur me sukses procesin e regjistrimit fillestar të tokave dhe ndërtesave, në Shirgjan, të Elbasan.

Kryeministri Edi Rama ndau statistikat e e këtij procesi, teksa bëri të ditur se, janë evidentuar dhe regjistruar 1 690 ngastra në regjistrin kadastral; 267 hektarë tokë bujqësore të regjistruara dhe 285 familje bujqësore do të pajisen me certifikata pronësie.

Rama theksoi se po punohet gjithashtu për regjistrimin e ndërtesave, duke premtuar se do të “trokasim në rreth 700 ndërtesa për të trajtuar çdo pasuri pa titull pronësie nga shtëpitë e vjetra te ndërtesat e palegalizuara.”

Kryeministri nënvizoi rëndësinë e angazhimit në terren, transparencës në proces dhe zgjidhjeve konkrete për qytetarët, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për formalizimin e pronësisë dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Drejtoresha e ASHK-së, Lorena Goxhobelli, e cila ishte në Shirgjan, Elbasan tha se, qytetarët që kanë tituj të pronësisë për ndërtesat, tokat dhe shtëpitë, mund të t’i regjistrojnë ato menjëherë.

“Por ka edhe ndërtesa të tjera që nuk kanë ende tituj pronësie. Ne po punojmë dhe kemi ngritur një grup terreni që po vepron intensivisht, me qëllim jo vetëm regjistrimin, por edhe plotësimin e titujve të pronësisë për të gjithë ata që nuk i kanë ende,” tha ajo.

Goxhobelli, theksoi se, po punohet në gjithë Shqipërinë, nga Elbasani deri në Vermosh, në të gjitha zonat rurale.

“Janë 108 zonat dasatrale ku po punohet. Mendoj se afishimi do të fillojë shumë shpejt për të korrigjuar çdo të dhënë që qytetarët konstatojnë se është regjistruar gabim. Aplikimin mund ta bëni në E-Albania dhe dokumenti ju vjen po aty”, deklaroi ajo.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Mediat: SHBA-ja dhe Irani diskutojnë për armëpushimin 45-ditor, shanse të vogla për marrëveshje brenda 48 orëve

Negociatat prapa skenave për një armëpushim të mundshëm 45-ditor...

Historia si art, një përvojë ndryshe në shkollën artistike “Onufri”

Historia mori jetë në klasat e 10-ta të shkollës...

Irani ngre alarmin për tregtinë botërore, në shënjestër korridoret detare

Irani ka lëshuar një paralajmërim të fortë për ndërprerje...

Goditet universiteti i Teknologjisë në Iran, ndërprerje të gazit në disa pjesë të Teheranin

Universiteti i Teknologjisë Sharif u godit të hënën në...