Ministri Andis Salla në Athinë, takim me përfaqësuesin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit grek

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë vizitës në Athinë zhvilloi një takim me përfaqësuesin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit grek, Lakis Vasiliadis.

Në fokus të takimit ishte vijueshmëria e marrëdhënieve të mira shqiptaro-greke, partneriteti në kuadër të NATO dhe perspektiva europiane që dy vendet ndajnë.

Ministri Salla theksoi rolin e rëndësishëm që luan komuniteti shqiptar në Greqi, si edhe pakica greke në Shqipëri, duke i cilësuar ato si një urë të fortë lidhëse mes dy popujve dhe një faktor kyç në forcimin e miqësisë afatgjatë mes vendeve.

Takimi u vlerësua si një hap pozitiv në drejtim të thellimit të dialogut dhe bashkëpunimit dypalësh, në funksion të stabilitetit rajonal dhe integrimit europian.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME