Mikpritja dhe promovimi i turizmit nga Kujtim Shehu i “Buffet Bazzar” Gjirokastër, ndalesa që surprizoi grupin e gazetarëve nga të gjitha trojet shqiptare

Në epiqendër të rrugëve të kalldrëmeve historike te Qafa e Pazarit në qytetin e Gjirokastrës , aty ku çdo ditë ndërthuren historia, kultura dhe turizmi, një emër spikat për përkushtimin dhe energjinë pozitive që përcjell.Ai është Kujtim Shehu ,administratori i “Buffet Bazzar ” ,Gjirokastër .Ai është kthyer në një nga figurat më përfaqësuese të mikpritjes në qytetin e gurtë.

Biznesi që ai drejton është ndër më të frekuentuarit në zonën muzeale, duke tërhequr qindra e mijëra klientë vendas e të huaj. Por ajo që e bën të veçantë këtë ambient nuk është vetëm pozicioni strategjik apo produktet cilësore ,është vetë mënyra se si Shehu i pret klientët. Me buzëqeshje të sinqertë dhe respekt maksimal, ai krijon një atmosferë familjare, ku çdo vizitor ndihet i vlerësuar. Jo rrallëherë, ata që e frekuentojnë për herë të parë surprizohen nga bujaria e tij, duke i qerasur me produkte sipas dëshirës.

Këtë fundjavë, te lokali i tij ai mirëpriti edhe një grup të madh gazetarësh nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare. Mikpritja ishte në lartësinë e traditës gjirokastrite .Tryeza të mbushura me prodhimet më të mira të lokalit dhe në qendër të vëmendjes, ëmbëlsira karakteristike “Oshaf”.

Shembulli i Kujtim Shehut tregon se turizmi nuk ndërtohet vetëm me monumente e histori, por mbi të gjitha me njerëz që dinë të mirëpresin jo vetëm klientët por sidomos turistët.Mes gjallërisë së Qafës së Pazarit, mikpritja e Kujtim Shehut vazhdon dhe do të mbetet pasaporta më e fortë e promovimit té turizmit. Kujtim Shehu, administratori i “Buffet Bazzar” në këtë zonë është një nga shembujt më domethënës ,i cili me përkushtimin dhe buzëqeshjen e tij ka kthyer biznesin në një pikë referimi për vizitorët vendas dhe të huaj.
Në Gjirokastër, mikpritja e tij është një arsye më shumë për t’u rikthyer sërish te “Buffet Bazzar” .

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

”Crystal Palace” fiton Conference League

LAJPCIG, 27 maj 2026/Albania Express News / – Klubi...

Ronaldo synon Botërorin 2030, ish-shoku i skuadrës: Mund të luajë deri në 45 vjeç dhe krah djalit të tij

PORTUGALI,27 maj 2026/Albania Express News/Legjenda portugeze Cristiano Ronaldo mund...

Temperaturat rekord në Francë dhe Britaninë e Madhe, shefi i klimës në OKB: Një kujtesë brutale e krizës klimatike

FRANCË,27 maj 2026/Albania Express News/Një valë ekstreme e të...