Tragjike në Turqi/ Mori leje nga burgu, 35-vjeçari vret vajzën, nënën dhe bashkëshorten përpara se t’i jepte fund jetës

Një i burgosur, i cili mori leje të përkohshme nga një burg në Turqi, ka vrarë bashkëshorten, vajzën 8-vjeçare dhe nënën e tij, përpara se t’i japë fund jetës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ankara dhe ka shkaktuar reagime të forta në vend.
Sipas mediave, Recep Cengiz, 35 vjeç, po kryente një dënim katërvjeçar për mashtrim dhe kërcënime me armë. Ai ndodhej në një periudhë lejeje 11-ditore nga burgu në Ankara.

Pas lirimit të përkohshëm, ai udhëtoi drejt lagjes “Kuşcağız” në kryeqytet, ku u përball me nënën e tij, Azize Cengiz, 57 vjeç, dhe vajzën e tij 8-vjeçare, Azra. Pas një debati, ai dyshohet se i qëlloi për vdekje dhe më pas futi trupat e tyre në bagazhin e makinës.
Më pas, Cengiz shkoi në banesën e ish-bashkëshortes së tij, të cilët ishin të divorcuar, Beyzanur Uçan Cengiz. I maskuar si korrier, ai e qëlloi për vdekje në pragun e derës së saj. Sipas raportimeve, 35-vjeçari më pas e drejtoi armën nga vetja dhe kreu vetëvrasje.
Motivet e kësaj tragjedie mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Pas krimit u bë e ditur se Cengiz fillimisht mbahej në një burg të mbyllur, por më pas ishte transferuar në një burg të hapur. Gjithashtu, dyshohet se ai kishte dëmtuar instalimet elektrike në banesën e bashkëshortes, në përpjekje për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Deputeti socialist Adi Qose flet për Elbasanin, politikën dhe sfidat e “grupit të të rinjve” në PS

TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/“Grupi i të rinjve” mbetet...

Luis Hasa ,mesfushori i talentuar me origjinë nga Peqini i bashkohet ekipit përfaqësues të Shqipërisë për miqësoret e qershorit

TIRANË,27 maj 2026/Albania Express News/Kombëtarja shqiptare e futbollit pritet...

”Crystal Palace” fiton Conference League

LAJPCIG, 27 maj 2026/Albania Express News / – Klubi...