Analiza vjetore e Prefekturës së Elbasanit: Fokus te rendi, siguria dhe emergjencat, Qefalia: Bashkëpunimi ndërinstitucional kyç për qytetarët

Në Prefekturën e Elbasanit u zhvillua  në prag të fundjavës analiza vjetore e punës, një moment i rëndësishëm reflektimi dhe planifikimi strategjik për vitin në vazhdim , në prani të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, z. Xhemal Qefalia.Gjatë takimit u pasqyrua në mënyrë të detajuar puna e kryer përgjatë vitit të fundit, sfidat e hasura dhe prioritetet kryesore, me theks të veçantë te ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, menaxhimi i situatave emergjente si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të shërbimit ndaj qytetarëve.

Prefektura vlerësoi progresin e arritur në koordinimin mes institucioneve vendore dhe atyre qendrore, duke nënvizuar se reagimi i shpejtë dhe i organizuar ndaj emergjencave ka qenë një nga shtyllat kryesore të punës gjatë vitit. Po ashtu, u evidentuan edhe mësimet e nxjerra, të cilat do të shërbejnë si bazë për përmirësime konkrete në të ardhmen.

Zëvendësministri Qefalia theksoi rëndësinë e vazhdimësisë së bashkëpunimit dhe profesionalizmit në përballimin e sfidave që lidhen me sigurinë dhe rendin publik, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e strukturave në qarkun e Elbasanit.“Një tjetër vit i analizuar, mësime të nxjerra dhe synime të reja përpara” – ishte mesazhi përmbyllës i këtij takimi, i shoqëruar me falënderime për gjithë ekipin e Prefekturës për punën dhe përkushtimin e treguar në shërbim të komunitetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026! Lë pas Mbappé dhe Yamal

TIRANË, 27 tetor 2026 /Albania Express News/-Harry Kane është...

Alban Daci: Jo çdo gjë që vjen nga Serbia duhet a priori refuzuar meqë serbët janë kundër shqiptarëve!

Nga Alban Daci TIRANË, 26 tetor 2026 /Albania Express News/-Zgjedhjet...

Dita e 14-të e tubimit, protestuesit marshojnë paqësisht në rrugët e Tiranës, u bashkohen edhe pedagogët

TIRANË, 26 tetor 2026 /Albania Express News/-Në ditën e...

“A ju pyetën për Ballukun?”/ Behgjet Pacolli del nga SPAK pas 7 orësh: “Pyesni avokatin”

TIRANË, 26 tetor 2026 /Albania Express News/-Sipërmarrësi Behgjet Pacolli...