Premier League/Sunderland ndëshkon rëndë Burnley, Armando Broja hyri si zëvendësues

Sunderland shton telashet e Burnley të Armando Brojës teksa e mundi pastër me rezultatin 3-0 në ndeshjen e javës së 24 të Premier League në një ndeshje ku sulmuesi i kombëtares shqiptare u aktivizua si zëvendësues në minutën e 63 në vend të Foster, por pa mundur dot të ndihmojë skuadrën e tij.

Sunderland ishte superior në këtë ndeshje ndaj burnley që nuk mundi të gjuajë asnjëherë në portën e skuadrës së Granit Xhakës që nuk ishte në fushën e lojës për shkak dëmtimi.
Një autogol i Axel Tuanzebe në minutën e 9 i hapi rrugën suksesit të Sunderland, ndërkohë që në minutën e 32 Habib Diarra coi shifrat në 2-0, ndërsa në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 72, Sunderland shënoi edhe golin e tretë me Talbin për të fiksuar shifrat në 3-0.

Me këtë fitore, Sunderland shkon në kuotën e 36 pikëve në vendin e 8, ndërsa Burnley po i afrohet gjithnjë e më shumë Championship teksa vazhdon ta shohë veten në vendin e parafundit me vetëm 15 pikë të grumbulluara në 24 javë kampionat.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zyrtare/ U penalizua nga dëmtimet, mbrojtësi konfirmon largimin e tij nga Reali i Madridit në verë

MADRID,22 maj 2026/Albania Express News/Mbrojtësi austriak David Alaba do...

Mariglen Disha: Interes i lartë për “Paketën e Maleve” në Librazhd, 260 aplikime

LIBRAZHD, 22 maj 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

FIER,22 maj 2026/Albania Express News/Turi çiklistik i Shqipërisë 2026,...