“Ardit Spahiu u vra sepse ishte i afërt me klanin kundërshtar të Çopjas”/ Gjyqi ndaj Franc Çopjas, mediat e huaja: Këta nuk janë kriminelë të zakonshëm, por ushtarët e një lufte private

Sipas avokates Virginie Taelman, mënyra e veprimit për vrasjen e Ardit Spahiut ishte e njëjtë me atë të vrasjeve të tjera të kryera në Shqipëri në vitet pas fillimit të konfliktit mes klanit Alibej dhe klaneve Çopja e Qosja.

“Ardit Spahiu u vra sepse ishte i afërt me
Franc Çopja

BELGJIKA- Ditën e sotme në Belgjikë është mbajtur gjyqi i rradhës ndaj Franc Çopjas. Mediat e huaja shkruajnë se avokatet e palës civile deklaruan se gjykata nuk po gjykon kriminelë të zakonshëm, por ushtarët e një lufte private.

Sipas avokates Virginie Taelman, mënyra e veprimit për vrasjen e Ardit Spahiut ishte e njëjtë me atë të vrasjeve të tjera të kryera në Shqipëri në vitet pas fillimit të konfliktit mes klanit Alibej dhe klaneve Çopja e Qosja. Konflikt i cili ka nisur në vitin 2017 ose 2018.

Duke u mbështetur në fragmente bisedash nga Sky ECC, avokatja Virginie Taelman e përshkroi Franc Çopja, si motorin e vrasjes dhe arkitektin që firmos planet nga kulla e tij e fildisht”, i motivuar nga hakmarrja e klanit të tij, egoja dhe mendjemadhësia.

Artikulli i plotë nga BELGA

”Ju nuk po gjykoni kriminelë të zakonshëm, por ushtarët e një lufte private”, deklaruan të hënën dy avokatet e palës civile para jurisë që në Bruksel po gjykon Franc Çopjan, Mikael Qosjan dhe shtatë të pandehur të tjerë për vrasjen e Ardit Spahiut, shtetas shqiptar i ekzekutuar në Molenbeek më 27 nëntor 2020.

Sipas avokates Virginie Taelman, mënyra e veprimit për vrasjen e Ardit Spahiut ishte e njëjtë me atë të vrasjeve të tjera të kryera në Shqipëri në vitet pas fillimit të konfliktit mes klanit Alibej dhe klaneve Çopja e Qosja, konflikt që ka nisur në vitin 2017 ose 2018.

“Makina, burra, armë dhe breshëri plumbash. Është gjithmonë e njëjta skemë, këtu apo atje”, e përmblodhi ajo. “Është e qartë se Ardit Spahiu u vra sepse ishte i afërt me klanin Alibej, pra klanin kundërshtar të klaneve Çopja dhe Qosja”.

Pala civile i kërkoi të hënën jurisë të shpallë Franc Gergelyn dhe Mikael Qosjan fajtorë si urdhërdhënës të vrasjes. Ata janë dy “dhënësit e urdhrit” që kanë vepruar “mijëra kilometra larg” Brukselit. Sipas palës civile, ata kanë përgatitur një “ekzekutim të planifikuar me metodë” të Ardit Spahiut.

“Forca e drejtpërdrejtë nuk mjaftonte” për të vrarë armikun e tyre, i cili e dinte se ishte i kërcënuar, shtuan dy avokatet. Për të arritur qëllimin e tyre, ishte e nevojshme “tradhtia e një miku”, rol që, sipas tyre, e ka luajtur Elton Roci.

Duke u mbështetur në fragmente bisedash nga Sky ECC, avokatja Virginie Taelman e përshkroi Franc Gergelyn, i njohur si Çopja, si “motorin e vrasjes” dhe “arkitektin që firmos planet nga kulla e tij e fildishtë”, i motivuar nga hakmarrja e klanit të tij, egoja dhe mendjemadhësia. Ajo e përshkroi Mikael Qosjan si “shefin e kantierit”, i cili kujdesej për “menaxhimin e informatorëve”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Hita vlerëson dy diplomatë amerikanë për kontributin në forcimin e bashkëpunimit Shqipëri-SHBA

TIRANË, 15 qershor 2026 /Albania Express News/ Në ambientet...

Berisha nga SPAK: Farsa elektorale e provuar, Dumani armik i votës së lirë

TIRANË, 15 qershor 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Çuditë e Botërorit, mediat janë të sigurta: Trajneri i përfaqësueses afrikane jep dorëheqjen menjëherë pas ndeshjes së parë

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Trajneri i Tunizisë, Sabri Lamouchi, ka...

Trump dhe Vance nënshkruajnë virtualisht ‘Memorandumin e Mirëkuptimit’ me Iranin, ceremonia zyrtare pritet të zhvillohet të premten

SHBA ,15 qershor 2026/Albania Express News/Presidenti amerikan Donald Trump...