“Jemi drejt fitores, të rrëzojmë qeverinë”, Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shkurtit: Zëri ynë i ka tronditur në themel

Në foltoren e kësaj të hëne, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do t’i ndalë protestat, deri sa të rrëzojë qeverinë.

“Do dalim në protesta deri në fitore, sepse i besojmë Zotit por i besojmë edhe shqiptarëve. Zëri ynë ka tronditur në themel këtë regjim”, tha Berisha teksa bëri thirrje për pjesëmarrje në protestat kombëtare që PD thërret, dhe e fundi e njoftuar është në 10 shkurt.
“10 shkurti është dita tjetër e kryengritjes tonë paqësore. Në të katër anët ftohen në rrugë dhe sheshet e Tiranës të gjithë qytetarët për t’i dhënë leksionin e merituar këtij regjimi antishqiptar. Thirrje ime është për të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi. Të bashkohemi se jemi drejt fitores”, tha Berisha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestuesit prej 62 ditësh në shesh, mbyllet me marshimin e përnatshëm tubimi në kryeqytet

TIRANË ,31 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta e Tiranës mbështet...

Elbasan, diskutohen masat kundër dezinformimit dhe dhunës digjitale ndaj fëmijëve

ELBASAN, 31 korrik 2026/Albania  Express News/-Dezinformimi online dhe dhuna...

AF Elbasani ndahet në paqe me Bylisin në testin miqësor, Gvozdenoviç teston skuadrën para kampionatit

ELBASAN ,31 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani nuk shkoi...