Bora mbulon zonën Shtyllë–Mashkullorë–Panarit: rrugë mes izolimit dhe magjisë së dimrit

Nga Artin Halili

Reshjet e dendura të borës kanë përfshirë këtë fundjavë zonën që përshkohet nga aksi rrugor Shtyllë–Mashkullorë–Panarit, duke e shndërruar në një nga pikat më problematike të këtyre ditëve. Në disa segmente, trashësia e borës arrin deri në 1 metër, çka e bën qarkullimin tepër të vështirë dhe të rrezikshëm.

Aktualisht, rruga është e kalueshme vetëm me zinxhirë, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve.

Megjithatë, mes vështirësive, dimri ka sjellë edhe një tjetër pamje dhe një panoramë mbresëlënëse, ku natyra e mbuluar nga bora krijon skena të rralla, që e kthejnë zonën në një atraksion vizual të veçantë.

Kjo zonë njihet si një nga më të prekurat nga reshjet intensive të borës. Në raste të tilla, banorët shpesh mbeten të izoluar për disa ditë, për shkak të bllokimit të rrugëve dhe kushteve të rënduara atmosferike.Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa apeli për qytetarët mbetet i qartë: kujdes në lëvizje dhe respektim i masave të sigurisë, pasi dimri në këto zona shfaqet me gjithë ashpërsinë e tij.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sali Berisha: Turizmi në rënie, shëndetësia në kolaps

TIRANË, 11 prill /Albania Express News/ Kreu i Partisë...

Arsenal bie në shtëpi ndaj Bournemouth, Man.City mund të përfitojë

Arsenal mori një goditje të fortë në rrugëtimin e...

Taulant Balla nga Rrogozhina: Rritje ekonomike tre herë më shumë se në vitin 2013

RROGOZHINË, 11 prill /Albania Express News/ Drejtuesi politik i...

Kisha e “Shën Nikolla” në Voskopojë

Kisha e “Shën Nikolla” në Voskopojë TIRANË, 11 prill /Albania...