Homazhet për aktorin e njohur, përlotet i biri Redon Makashi: Më duket si një ëndërr

Këtë të dielë janë zhvilluar homazhet për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur të skenës dhe kinematografisë Fitim Makashi, i cili u nda ditën e djeshme nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Përveç se ishte i njohur për rolet dhe kontributin e tij në artin skenik, i ndjeri ishte i njohur dhe si babai i artistit të njohur, këngëtarit Redon Makashi.

Gjatë homazheve të sotme, Euronews Albania ka qenë pranë familjes dhe miqve për të marrë një vlerësim dhe detaje lidhur me figurën dhe ndarjen e tij nga jeta. Për mikrofonin e medias ka folur dhe djali i tij, Redon Makashi, i cili gjatë intervistës është përlotur dhe emocionuar, duke shprehur se i dukej ende si një ëndërr kjo humbje e të atit.

“Na ra kështu, si një…. Dhe në kohën që po flasim bashkë, më duket si një ëndërr. Miqtë e kanë respektuar shumë babain dhe kjo ma heq pak atë dhimbjen. Këta kanë qenë një brez që nuk kthehen më. Sinqeriteti i tyre dhe shoqëria e tyre… Ai në shtëpi fliste edhe për miqtë e tij, por edhe për miqtë e tij që kishin shkuar para tij. Sado sado, është një dhimbje që vetëm brenda e ndiejmë. U shkëput herët nga teatri, sepse ndodhën ato trazira dhe në atë periudhë ai, si nëna dhe babai, u detyruan të iknin në Amerikë për 15 vite. Dhe sa herë i shihja që ktheheshin nga ai vend, ktheheshin gjithmonë e më të plakur. Edhe i thoja që të rrinin në Shqipëri, sepse këtu i kishin shokët e miqtë. Nuk ishte e lehtë jeta jashtë. Gjithsesi, sot kur shoh shokët e tij, ma lehtëson pak dhimbjen. Por është dhimbje e pashërueshme”, tha Makashi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zyrtare/ U penalizua nga dëmtimet, mbrojtësi konfirmon largimin e tij nga Reali i Madridit në verë

MADRID,22 maj 2026/Albania Express News/Mbrojtësi austriak David Alaba do...

Mariglen Disha: Interes i lartë për “Paketën e Maleve” në Librazhd, 260 aplikime

LIBRAZHD, 22 maj 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

FIER,22 maj 2026/Albania Express News/Turi çiklistik i Shqipërisë 2026,...