Asllani, ‘ëngjëll dhe djall’ në debutimin me Besiktas, asist dhe…karton i kuq brenda pak minutave

Vetëm një ditë më parë bëri prezantimin me skuadrën e tij të re, Besiktash dhe menjëherë bëri debutimin me të me Kristjan Asllanin që u shfaq si ‘ëngjëll dhe djall’ njëkohësisht në vetëm 6 minuta aktivizim.

Mesfushori i kombëtares shqiptare në ndeshjen mes Besiktas dhe Konyaspor u aktivizua në minutën e 76 kur rezultati ishte 1-1. Pak sekonda iu deshën Asllanit për të dhënë një asist te Kokcu që shënoi golin që i dha avantazhin 2-1 skuadrës së Besiktasit.
Por vetëm pak minuta më vonë, Asllani u bë sërish protagonist, por këtë radhë negativ pasi 23 vjecari kreu një faull ndaj kundërshtarit teksa po kërkonte të dilte në kundërsulm dhe arbitri pas verifikimit në sistemin VAR e ndëshkoi me karton të kuq. Për fatin e mirë të Asllanit, Besiktas arriti që në inferioritet numerik të ruajë avantazhin e krijuar dhe të mbyllë këtë ndeshje me fitoren 2-1.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sali Berisha: Turizmi në rënie, shëndetësia në kolaps

TIRANË, 11 prill /Albania Express News/ Kreu i Partisë...

Arsenal bie në shtëpi ndaj Bournemouth, Man.City mund të përfitojë

Arsenal mori një goditje të fortë në rrugëtimin e...

Taulant Balla nga Rrogozhina: Rritje ekonomike tre herë më shumë se në vitin 2013

RROGOZHINË, 11 prill /Albania Express News/ Drejtuesi politik i...

Kisha e “Shën Nikolla” në Voskopojë

Kisha e “Shën Nikolla” në Voskopojë TIRANË, 11 prill /Albania...