Barazim me drithërima: Lajthia “godet” Partizanin në minutën e fundit

Partizani dhe Elbasani u ndalën në një barazim 2-2 në një duel plot emocione dhe tension deri në sekondat e fundit. Një ndeshje ku nuk mungoi asgjë: gola, kartonë të kuq, penallti të humbur dhe momente ankthi në fushë.

Të kuqtë ishin më kërkues dhe krijuan më shumë raste shënimi, por ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh. Në minutën e 21-të, Lajthia përfitoi nga një hapësirë në mbrojtje dhe dërgoi topin në rrjetë për Elbasanin. Vetëm pak minuta më vonë, sfida mori tjetër rrjedhë, pasi Janaçek u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Elbasanin me një lojtar më pak. Situata mund të ishte bërë edhe më e vështirë për miqtë, por Tsague shpërdoroi një penallti, duke humbur mundësinë për të dyfishuar rezultatin.

Partizani reagoi dhe arriti të barazojë në minutën e 41-të me Skukën, duke mbyllur pjesën e parë në baraspeshë dhe duke e bërë edhe më të ndezur fraksionin e dytë.

Në pjesën e dytë, skuadra e kuqe rriti presionin, duke luajtur edhe me katër sulmues. Këmbëngulja u shpërblye në minutën e 65-të, kur Isgandarli shënoi golin e përmbysjes. Ndeshja u ndërpre për disa minuta pas momenteve të frikshme në fushë, kur Sembene pësoi kolaps, duke sjellë panik dhe ndërhyrje mjekësore.

Pas rifillimit, Elbasani, pavarësisht inferioritetit numerik, u hodh në sulm me forca të shumta dhe u shpërblye në minutat shtesë. Lajthia realizoi golin e dytë personal në minutën e 90’+1’, duke i siguruar Elbasanit një pikë të artë nga ky duel dramatik.

Partizani – Elbasani 2-2

Shënues: 41′ Skuka, 65′ Isgandarli / 21′, 90’+1′ Lajthia

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Miratohet me 100 vota pakti i ri mes PS e PD për rregulloren e Kuvendit, voton kundër vetëm Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë

TIRANË,21 maj 2026/Albania Express News/Seanca maratonë e së enjtes...

Mbyllet etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 21 maj 2026 /Albania Express News/ Etapa e...

“Porta e Alpeve”, Karakaçi: 100 milionë euro investime për turizmin dhe infrastrukturën në Shkodër

TIRANË, 21 maj 2026/Albania Express News/ Projekti “Porta e...

SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen Nimitz drejt Karaibeve, Kuba mund të ketë fatin e Venezuelës

SHBA,21 maj 2026/Albania Express News/Me aktakuzën ndaj Raul Castros,...