Sa i përket gjendjes së skuadrës, Elbasani e pret përballjen me Partizanin në kushte përgjithësisht pozitive. Mungesa e vetme e sigurt për stafin teknik është Emiljano Musta, i cili do të mungojë për shkak të kartonëve. Pjesa tjetër e grupit ka zhvilluar normalisht seancat stërvitore gjatë javës dhe nuk ka probleme të tjera madhore.
Një pikëpyetje mbetet mesfushori Karim Loukili, i cili ka shfaqur disa shqetësime fizike dhe po monitorohet nga afër nga stafi mjekësor. Aktivizimi i tij do të varet nga gjendja në orët e fundit para ndeshjes, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret pak para sfidës. Megjithatë, në kampin verdheblu mbizotëron optimizmi se situata mund të menaxhohet.
Lajmi pozitiv për Elbasanin është rikthimi i Bruno Lulajt. Mbrojtësi duket i gatshëm për t’u rikthyer në fushë pas një periudhe të gjatë mungese për shkak dëmtimi. Ai ka përballuar ngarkesën e plotë stërvitore dhe pritet të jetë një alternativë e rëndësishme për trajnerin Ivan Gvozdenoviç, duke i dhënë më shumë siguri dhe eksperiencë repartit difensiv.

