Tirana International Airport(TIA )mbyll 2025-ën me 11,6 milionë pasagjerë

Transporti ajror në Shqipëri po shënon një rritje të qëndrueshme, si në numrin e fluturimeve, ashtu edhe në pasagjerë, duke reflektuar zhvillimin ekonomik dhe rritjen e kërkesës për lëvizshmëri ndërkombëtare.

Tirana International Airport (TIA) njoftoi se gjatë vitit 2025 u ka shërbyer 11,6 milionë pasagjerëve, duke regjistruar rritje, krahasuar me 10,7 milionë pasagjerë në vitin 2024.

Ky rekord përfaqëson një sukses të rëndësishëm për transportin ajror dhe është një tregues i qartë i rritjes së kapacitetit dhe efikasitetit të infrastrukturës ajrore në vend.

Rrjeti ajror i TIA-së përfshin 68 destinacione, operim me 17 linja ajrore dhe lidhje direkte me 22 shtete, duke ofruar mundësi të gjera për lëvizjen e pasagjerëve, veçanërisht gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Rritja e vazhdueshme e trafikut shoqërohet me zgjerim të destinacioneve, përmirësim të shërbimeve dhe investime në infrastrukturë, duke e kthyer TIA-n në një nyjë të rëndësishme lidhjeje për rajonin dhe më gjerë.

Administratori i aeroportit falënderon udhëtarët për besimin dhe mbështetjen e tyre gjatë vitit 2025, duke theksuar se investimet e vazhdueshme synojnë rritjen e cilësisë së shërbimeve, fluksin e fluturimeve dhe mbështetjen e turizmit dhe biznesit në Shqipëri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Rama lidhur me kërkesat e protestuesve

TIRANË, 19 qershor 2026 /Albania Express News/ Partia Demokratika...

“Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit”

  Një rrefenjë për Zonat e Mbrojtura Nga Auron Tare Dikur, aty...

Vallëzimi i fundit, zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

BOTËRORI 2026 ,19 qershor 2026/Albania Express News /Tifozët e...