AlbNatyra ngre alarmin për ndotjen ekstreme të lumit Shkumbin nga mbetjet urbane

Organizata mjedisore AlbNatyra ,anëtare e EUROPARC Federation ,rrjeti më i madh evropian i organizatave dhe institucioneve që punojnë për menaxhimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura ka ngritur alarmin për ndotjen ekstreme të lumit Shkumbin, përmes një postimi sensibilizues në rrjetet sociale.

Sipas AlbNatyra-s, pamjet e publikuara nuk vijnë nga ndonjë zonë e largët apo e izoluar, por nga lumi Shkumbin, ku ndotja është pasojë direkte e mbetjeve urbane të hedhura pa përgjegjësi. Organizata thekson se plastika është problemi më i madh dhe më i përhapur, duke përfshirë shishe, qese, ambalazhe njëpërdorimshe, goma makinash dhe mbetje të tjera.

Këto materiale plastike ngecin në brigjet e lumit, kapen pas degëve të pemëve , copëtohen nga gurët dhe përfundojnë në ujë, ku shndërrohen në mikroplastikë. Kjo ndotje dëmton rëndë jetën ujore, faunën, florën dhe, në zinxhirin ushqimor, përbën rrezik edhe për shëndetin e njeriut.”Lumi mban mend gjithçka që ne i hedhim”, thekson AlbNatyra, duke nënvizuar se mbetjet nuk zhduken, por thjesht transportohen më tej, duke përhapur ndotjen nga një zonë në tjetrën.

Sipas organizatës Albnatyra, ndotja e lumenjve nuk është një problem i natyrës, por një pasojë e menaxhimit të dobët të mbetjeve dhe e sjelljes sonë si shoqëri. Zgjidhja, theksohet në reagim, kërkon veprime konkrete dhe të koordinuara, si: përmirësimi i infrastrukturës së grumbullimit të mbetjeve nga bashkitë, reduktimi i plastikës njëpërdorimshe, ndarja dhe riciklimi i mbetjeve, ndërgjegjësimi i komunitetit si dhe rritja e kontrolleve dhe përgjegjësisë institucionale.

AlbNatyra bën thirrje për veprim të menjëhershëm, duke theksuar se mbrojtja e lumenjve sot është garanci për ujë të pastër, biodiversitet dhe jetë nesër. “Lumi është pasuri, jo vend-depozitim,” përfundon mesazhi i organizatës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zyrtare/ U penalizua nga dëmtimet, mbrojtësi konfirmon largimin e tij nga Reali i Madridit në verë

MADRID,22 maj 2026/Albania Express News/Mbrojtësi austriak David Alaba do...

Mariglen Disha: Interes i lartë për “Paketën e Maleve” në Librazhd, 260 aplikime

LIBRAZHD, 22 maj 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

FIER,22 maj 2026/Albania Express News/Turi çiklistik i Shqipërisë 2026,...