AF Elbasani i pandalshëm, verdheblutë mposhtin Dinamo City dhe forcojnë pozitat në garën për titull

AF Elbasani ka hedhur një hap të madh në garën për titullin kampion, duke triumfuar 2-0 ndaj Dinamo City në një përballje direkte, që i lejon verdheblutë të lënë pas rivalët kryesorë dhe të afrohen ndjeshëm me kryesimin e renditjes.

Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutat e para pas një gabimi të portierit Teqja, të cilin Diallo e shfrytëzoi me qetësi për të zhbllokuar rezultatin. I njëjti protagonist dyfishoi shifrat më pas, pavarësisht se më herët kishte humbur një penallti.
Në vazhdim, AF Elbasani u tregua më i kujdesshëm, duke kontrolluar lojën dhe duke kërkuar të godasë me kundërsulme, ku pati disa raste të pastra për të thelluar rezultatin. Dinamo City u përpoq të reagojë në pjesën e dytë, krijoi presion dhe goditi një herë traversën me Teikseira, por pa arritur të konkretizojë rastet e pakta të krijuara.

Në fund, AF Elbasani festoi një fitore të rëndësishme 2-0, që vë në vështirësi Dinamo City në objektivin për titull dhe rrit ambiciet e verdhebluve.
AF ELBASANI 2– 0 DINAMO CITY
5’, 25’ Diallo

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME